Connect with us

Histori njerëzore

10 arsye të mundshme pse ndiheni të fryrë, pa kuptuar pse!

Published

on

Fryrja e stomakut mund t’i ndodhë kujtdo. Jo, nuk është shtim peshe, por sidoqoftë mund t’ju bëjë të mos ndiheni rehat dhe të jeni në siklet. Fryrja mund t’ju pengojë të hani mirë, t’ju bëjë të ndiheni më pak të motivuar etj. Lajmi i mirë: Është e mundur që efektet e fryrjes së barkut të trajtohen shpejt. Megjithatë, mund të jetë e vështirë të gjesh shkakun pas fryrjes, sepse ka disa të mundshëm:

1. Keni mungesë fibrash

Mungesa e fibrave në dietën tuaj rrit mundësinë për kapsllëk, gjë që shkakton gazra dhe fryrje. Konsumoni fruta të pasura me karbohidrate, perime, drithëra, fasule etj.

2. Po hani ushqime që shkaktojnë gazra

Disa ushqime të shëndetshme, si fasulet dhe perime të caktuara, përmbajnë sheqerna komplekse që trupi nuk mund t’i tretë. Kur ato sheqerna arrijnë në zorrët e mëdha, bakteret brenda i shkatërrojnë dhe shkaktojnë fermentim, gazra dhe fryrje.

Disa njerëz janë më të aftë t’i tolerojnë këto ushqime sesa të tjerët. Nëse vini re se fasulet, bishtajoret ose disa perime, si brokoli, lulelakra, qepët ose hudhrat, janë shkaktarë për ju, atëherë qëndrojini larg.

3. Pini shumë pije të gazuara

Ky është edhe një nga shkaqet më të njohura. Pijet e gazuara shkakton fryrje, por tek disa njerëz kjo fryrje është shumë më e madhe se tek të tjerët.

4. Po pini shumë alkool

Shumë alkool do të thotë fryrje barku, shtim në peshë dhe dehidratim. Thënë këto, nuk keni pse të hiqni dorë në mënyrë drastike nga pija, por thjesht të mos e teproni.

5. Mund të keni një problem shëndetësor gastro-intestinal

Nëse jeni të fryrë gjatë gjithë kohës dhe nuk mund të kuptoni shkakun, konsultohuni me një gastroenterolog. Në vend që të përpiqeni të diagnostikoni veten, bisedoni me një mjek.

6. Hani shumë shpejt

Kur hani shpejt, ju gëlltisni ajrin dhe flluskat e ajrit mund të shkaktojnë fryrje, gaz dhe ndjesi të sikletshme.Gjithashtu, të ngrënit shumë shpejt, mund të çojë në ngrënie të tepërt. Nëse hani shumë shpejt, ngadalësoni tretjen. Përypeni ushqimin ngadalë dhe shijojeni.

7. Keni intolerancë ndaj laktozës

Për disa njerëz, produktet e bulmetit si qumështi, kosi, djathi dhe akullorja mund të shkaktojnë fryrje, sepse nuk mund të tretin laktozën e sheqerit të qumështit. Nëse jeni intolerant ndaj laktozës, shmangni këto ushqime ose gjeni alternativa të tjera të tyre. Bisedoni me një mjek.

8. Hani sasi të mëdha ushqimi menjëherë

Kur hani si duhet gjatë gjithë ditës, trupi e ka më të lehtë përpunimin e karbohidrateve dhe fibrave, yndyrës dhe lëndëve ushqyese të tjera. Në momentin që ju hani vetëm darkën, sa për 3 vakte, trupi nuk do të reagojë mirë.

9. E rrisni sasinë e fibrave shumë shpejt

Rritjet e mëdha në marrjen e fibrave, të cilat mund të vijnë kur ndiqni dieta “që janë në modë”, kur merrni shumë suplemente me fibra etj, mund të trondisin sistemin tuaj, duke ju lënë të fryrë.

10. Nuk po hani sa duhet

Flisni me dietologun tuaj ose ngadalë rrisni madhësinë e porcioneve për të parë nëse ju ndihmon – për të mos e tepruar,  por edhe për të mos ngrënë më pak se sa trupi juaj ka nevojë.

Burimi: Men’s Health