Connect with us

Politike

10 ditë jashtë Kuvendi, akuzon Gjoni: Plan ogurzi për të miratuar draftin për reformën zgjedhore

Published

on

U përjashtua me 10 ditë nga seancat plenare. Deputeti i opozitës Ralf Gjoni, u shpreh se ishte veprim i qëllimshëm. Ai lëshoi akuza të fortë në drejtim të maxhorancës dhe të opozitës jashtëparlamentare, ndërsa foli për një plan ogurzi që po përgatitet të kalojë për miratim reformën zgjedhore. “Doja të shtjelloja çështjen që më ishte ngritur dhe nga shoqëria civile. Siç është dhe qendra Respublica, e cila ka kërkuar informacion për shembjen e teatrit. Komisioneri ka vendosur që mos të ushtrojë detyrën siç duhet. Unë nuk do e mbyll gojën. Nuk do rresht së bërtituri në atë parlament. Shumë krime dhe korrupsione fshihen nën hijen e kësaj që ndodh. Unë kam dyshime se po përgatitet një plas ogurzi, për të kaluar një draft, një palo draft, për të anashkaluar komisionin reformë zgjedhor. Plani është që të kalohet shumë shpejt, bashkë me opozitën rrugore.”, tha ai.