Connect with us

Aktualitet

“100 dështimet e Ramës”, Basha: Dëmi në buxhetin e shtetit gjatë qeverisjes së tij 6.2 miliardë euro

Published

on

Lideri i opozitës Lulzim Basha vijon të numërojë dështimet sipas tij të kryeministrit Edi Rama.

Këtë herë kryedemokrati e shtron si quiz pyetjen teksa thotë se dëmi në buxhetin e shtetit gjatë qeverisjes së Ramës ka qenë 6.2 miliardë euro teksa i referohet KLSH, e cila thotë se humbja më e madhe u shkaktua nga PPP.

“100 dështimet e Ramës në 8 vite

Cili ka qenë dëmi në buxhetin e shtetit gjatë qeverisjes së Ramës?

Përgjigjja: Dëmi ka qenë 6.2 miliardë euro”,shkruhet në videon e publikuar nga Basha.