Connect with us

Shendeti

1088 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri

Published

on


Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona të infektuar me Covid, ndërsa nga 3885 testime 1088 kanë rezultuar pozitive.

Sipas ministrisë, 781 qytetarë janë shëruar, ndërsa apeli për qytetarët është i njëjtë, të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

“Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19, thotë ministria.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3885 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1088 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 99 raste në Sarandë, 92 raste në Durrës, 65 raste në Fier, 60 raste në Vlorë, 53 raste në Shkodër, 52 raste në Krujë, 37 raste në Gjirokastër, 36 raste në Berat, 34 raste në Tepelenë, 32 raste në Kuçovë, 26 raste në Kurbin, 21 raste në Elbasan,16 raste në Mat, 14 raste në Kamëz, 11 raste në Bulqizë, 10 raste në Mallakastër, 9 raste në Korçë, Përmet, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Lushnje, 5 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Delvinë, 4 raste në Lezhë, Pogradec, Kolonjë, Vorë, 3 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Dibër, Maliq, 2 raste në Has, Himarë, Poliçan, 1 rast Pukë, Tropojë, Librazhd, Vau Dejës, Shijak, Patos, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 781 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 56,764 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 35-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 14 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1088

Të shëruar në 24 orë      781

Të shtruar në spitale      531

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore                3885

Testime totale           414,278

Raste pozitive            93,075

Raste të shëruara      56,764

Raste Aktive               34,756

Humbje jete                1,555

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20366

Fier     2991

Durrës     1782

Elbasan   1403

Shkodër  1531

Vlorë       1804

Lezhë   1150

Korçë      1018

Berat       1031

Gjirokastër 863

Kukës   452

Dibër    365