Aktualitet

“110 milionë euro Becchetti-t vetëm për tekat e Ramës”, Basha flet nga Malësia e Madhe: Kush është detyra jonë kryesore

Published

on

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar Malësinë e Madhe ditën e sotme nga ku deklaroi se detyrë kryesore e qeverisë së tij është të rikthejë kushtet  e  konkurrencës dhe të barazisë midis njerëzve.

Në një takim me përfaqësues të Shoqatës së Bimëve Mjeksore, Basha zgjodhi të fliste edhe për gjyqin e humbur të qeverisë aktuale me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti. Sipas Bashës gjoba prej 110 milionë euro që duhet ti paguhet sipërmarrësit italian ndodhi vetëm për shkak të tekave të Edi Ramës.

“Për të favorizuar veten e tyre apo propagandën e tyre, apo mjetet e propagandës së tyre mbyllën një televizion dhe tani Shqipërisë i duhet  të paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim Bechettit për tekat e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt. 110 milionë euro, është dyfishi i asaj që prodhoni ju në ditë. Pse ndodhi kjo? Sepse ai televizion ishte kritik me qeverinë, e para. Dhe e dyta sepse  mjetet e propagandës qeveritare, dalin ato dalin transparenca e plotë e vendimit duhet të tregojë se pse kemi mbërritur në këtë pikë. Pse  u veprua kështu dhe kush janë  aktorët që kanë përfituar nga kjo?  Pse  e marr si shembull?  Sepse  e njëjta gjë ndodh në çdo sektor, nga sektori juaj, tek fruta perimet, tek peshkimi, tek tregtia, tek mineralet, tek nafta tek fasoneria. Ne do t’i japim fund kësaj. Shqipëria doli nga mjerimi që mbolli diktatura dhe izolimi falë punës së njerëzve dhe falë konkurrencës së ndershme. Dhe detyra jonë kryesore është të kthejmë kushtet  e  konkurrencës dhe të barazisë midis njerëzve,” deklaroi Basha.

Exit mobile version