Aktualitet

130 kg eksploziv, IKMT shemb sot pallatin 14-katësh në Durrës

Published

on

130 kg eksploziv mësohet se do të përdoret sot për shembjen e pallatit të dëmtuar në Durrës, në lagjen 17, i njohur si pallati i “Kastratit”

Në njoftimin e IKMT thuhet se për shembjen e pallatit do të përdoren 130 kg eksploziv, ndërsa gjithçka do të ndodhë me shpërthim të kontrolluar.

“IKMT 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh në Durrës. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot pasdite, me shpërthim të kontrolluar një objekt (pallat) 14 katësh në Durrës, i cili u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm. Për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive. Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme. Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti”, thuhet në njoftimin e IKMT.

 

 

Exit mobile version