Pavarësisht nga ajo që mund të thonë familja ose miqtë me qëllime të mira, është e vërtetë që të gjithë çiftet kanë nevojë për hapësirë dhe kohë të ndarë. Është e rëndësishme të keni edhe një jetë tuajën, jashtë marrëdhënies.
Sidoqoftë, nuk është gjithmonë e lehtë të dini kur t’i jepni hapësirë atij/asaj, apo kur të kërkoni hapësirë.
Nëse jeni mësuar të rrini 24/7 bashkë, mund të duket e çuditshme të bëni plane të ndara apo të bëni disa gjëra vetë.
Kalimi i kohës larg njëri-tjetrit nuk do të thotë se jeni të pakënaqur ose të mërzitur. Tregon thjesht se përveçse të qenit në një marrëdhënie, ju jeni edhe njerëz, individë.
Më poshtë, gjeni disa shenja që tregojnë se ndoshta duhet të ketë pak më shumë hapësirë mes jush:
1. Ndjeni se partneri/ja kanë ndryshime të shpejta humori dhe nervozohet shpejt, për gjëra të vogla.
2. Ai/ajo fillon argumentime dhe debate pa ndonjë arsye të veçantë.
3. Partneri/ja nuk ka më asnjë opinion personal, pasi mbështeten për gjithçka te ju.
4. Ai/ajo pëlqen vetëm çfarë pëlqen dhe ti.
5. Gjuha e trupit duket e mbyllur. Nuk ju puth më në befasi, nuk është më aq i afrueshëm sa më parë.
6. Jeni bërë thuajse të varur nga njëri-tjetri dhe nuk bëni dot asgjë, pa aprovimin e njëri-tjetrit.
7. Ai/ajo ka ndryshuar orarin e gjumit. Mund të flenë më vonë ose të zgjohen më herët, si një mënyrë “për të qenë pak vetëm”.
8. I mbron hobitë e tij/ e saj dhe përpiqet mos t’ju bëjë pjesë të tyre. Është një mënyrë për t’ju thënë se ka nevojë për pak hapësirë.
9. Mund të ketë disa probleme personale, financiare apo familjare, që bëjnë që ai/ajo të kërkojë kohë për t’i zgjidhur.
10. Partneri/ja është më i/e stresuar se zakonisht.
11. Keni vënë re ndryshime të caktuara në sjelljen e tij/saj. Për shembull, nëse punon shumë gjatë javës, mund të dojë ta ketë të premten në mbrëmje vetëm për vete.
12. Ndjeni sikur diçka ka ngecur.
13. Ai/ajo thotë: “Kam nevojë për 1 minutë kohë” ose diçka të ngjashme, gjatë një debati.
14. Nuk e shpreh se ka nevojë për hapësirë, por ju mund të dalloni diçka nga situata të caktuara.
15. Jep përgjigje të shkurtra.
16. Përpiqet t’ju tregojë se ka nevojë për hapësirë përmes gjërave të vogla. Për shembull, kur ju ofroni ta shoqëroni në dyqan, ai/ajo thotë: “Do vonohem, ka radhë” etj.
17. Nuk tregon se ku po shkon, ku ishte.