Politike

20 milionë euro për inceneratorin e Fierit, por ai nuk ekziston, Vokshi nga Mbrostari: Qeveria vjedh njerëzit, paratë shkojnë në parajsa fiskale

Published

on

Në çdo dalje të tij, Edi Rama pretendon që nuk ka para mjaftueshëm në buxhetin e shtetit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë pavarësisht se gjithësecili prej tyre po kalon në kushte shumë të vështira të pandemisë Covid 19.

Askush nuk e beson këtë mashtrim të Edi Ramës.

Para ka në buxhetin e shtetit por ato shkojnë për llogari të 5 oligarkëve.

Para ka në buxhetin e shtetit, por ato vidhen dhe shkojnë në parajsat fiskale.

Vetëm para pak ditësh qeveria ka kaluar 2 milionë Euro për llogari të dy inceneratorëve, inceneratorit të Fierit dhe dhe inceneratorit të Tiranës, duke e çuar kështu totalin e fondeve për llogari të këtyre dy inceneratorëve në 75 milionë euro.

Ku shkojnë këto para’?

Unë sot jam në Mbrostar. Jam në vendin ku duhet të grumbullohen e më tej, të përpunohen nga inceneratori të mbetjeve kryesisht të Qarkut Fier.

Përllogaritet që janë mbi 60 mijë ton mbetje në një vit që duhet të grumbullohen  këtu e më tej të përpunohen.

Në fakt, ajo çka ka ndodhur, është se mbetjet vazhdojnë të grumbullohen por ato nuk përpunohen pasi inceneratori nuk është funksional. Vazhdojnë të grumbullohen duke e shndërruar këtë vend këtu në një katastrofë ekologjike, në një bombë ekologjike e cila po cënon edhe shëndetin e banorëve përreth.

Pra para ka, por paratë vidhen dhe shkojnë në inceneratorë jofunksionalë.

Pra para ka, por paratë vidhen dhe shkojnë në xhepat e oligarkëve të Edi Ramës.

Nëse paratë do të shkonin në interes të publikut, në interes të shqiptarëve, me 2 milionë euro mund të ishin siguruar maska për 1 milionë qytetarë shqiptarë për të gjithë sezonin e dimrit.

Maska për pensionistët, për fëmijët, për mësuesit dhe për të papunët që nuk mund t’i sigurojnë dot ato.

Me 2 milionë Euro që Edi Rama ia kaluar inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës, që në fakt nuk funksionojnë, pas të cilëve janë kompani fantazëm, klientë të Edi Ramës, me 2 milionë eurot mund të ishte siguruar testimi për të gjithë mësuesit në të gjithë Shqipërinë. Testimi serologjik dhe ai me tampon. Madje mund t’u ishte siguruar mësuesve një shpërblim dinjitoz për punën e palodhur në kushte kaq të vështira mësimdhënie, në kushtet e Pandemisë Covid 19.

Nëse 2 milionë euro do të kishin shkuar për interes të publikut mund të ishin shpëtuar më shumë se 2 mijë biznese të vogla nëpërmjet çekut 1 mijë euro të propozuar nga Kryetari i Opozitës z. Lulzim Basha kur prezantoi planin prej 5 pikash për Rimëbkëmbjen e vendit.

Pra, para ka por ato vidhen  dhe shkojnë për parajsa fiskale.

Para ka, por ato shkojnë në kompani fantazëm të inceneratorëve që nuk funksionojnë.

PD e konsideron këtë kriminale dhe kjo duhet të marrë fund menjëherë.

Pas 25 prillit, PD do të bëjë gjithçka që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

PD do të bëjë gjithçka që të çojë përpara drejtësisë çdo abuzues të taksave të shqiptarëve duke filluar me shkaktarin kryesor të krizës në vend, me Edi Ramën.

 

Exit mobile version