Connect with us

Aktualitet

21 Janari/ Prokuroria rinis hetimin për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës!

Published

on

Prokuroria e Tiranës rihapi sot çështjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, të cilët u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me datë 21 janar 2011. Hetimi për vrasjen e Nikës ishte pezulluar pasi nuk kishte asnjë autor të dyshuar për të.

Aleks Nika dhe Hekuran Deda janë dy nga 4 viktimat e protestës së 21 Janarit të thirrur nga Partia Socialiste që ishte në opozitë në atë kohë, ndërsa kryeministër ishte Sali Berisha. Garda e Republikës, nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, hapi zjarr ndaj protestuesve para Kryeministrisë. I pari që humbi jetën ishte Hekuran Deda, i cili u qëllua ndërsa ishte në një tavolinë të vendosur nga kameramanët e medieve në anën e bulevardit, përpara Piramidës. Pas tij u vra Ziver Veizi. Faik Myrtaj, nga Fieri, mbeti i vrarë në hyrje të rrugicës mes Kullave dhe Gjykatës Kushtetuese.

Aleks Nika u plagos rëndë me plumb në kokë para selisë së Kryesisë së Kuvendit dhe humbi jetën dy javë më pas në Turqi.

Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vjet.