Connect with us

Aktualitet

22 urdhër arrestet e dosjes ‘339’, reagon Rama: Individë të gabuar, 14 nga PD-LSI dhe 8 nga PS! Mësimi është DEPOLITIZIM

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lëshimit të urdhër arresteve për 22 persona në kuadër të dosjes së shumëpërfolur 339, e cila ka të bëjë me vjedhjen e votave, labaoratorin e kokainës në Has dhe një sërë çështjesh të tjera. Rama shkruan se ata janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve.

 

Nga të arrestuarit Rama shkruan se 14 të pandehur të PD-LSI dhe 8 të PS.

 

“Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!

 

Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum”, shkruan Rama.

 

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/dosja-e-bujshme-339-zbardhen-23-urdher-arrestet-te-perfshire-21-komisionere-nje-qytetar-dhe-nje-per-laboratorin-e-droges-ne-has-11-ne-burg-215218