Connect with us

Aktualitet

22 vjet nga masakra në Studimë të Vushtrisë, për 2 orë u vranë 116 civilë

Published

on

Sot janë bërë 22 vjet nga masakra në Studimë të Vushtrisë, ku forcat serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.

Nga dëshmitarët thuhet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve, pasi u ndanë nga kolona e cila ishte nisur për në Shqipëri.

Familjarë dhe qytetarët nderojnë çdo vit viktimat nga forcat serbe, duke përkujtuar luftën e Kosovës.

Gjithashtu Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën në Studimë të Vushtrisë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Haradinaj shprehet se e drejta për viktimat asnjëherë nuk do të jetë e plotë, ndërsa shton se institucionet duhet të bëhen bashkë për të zbuluar të vërtetën, nderuar e mbrojtur, vlerën që u krijua nga sakrifica e të rënëve.

Postimi i plotë:

Ata nxorën nga kolona qindra njerëz që kishin marrë udhën për në Shqipëri. Ata nuk kursyen as te miturit e as gjyshërit. Ata ishin barbarët që na mbajtën nën okupim për disa dekada.

Njëzetedy vjet më parë në Studime të Vushtrrisë, ndodhi krimi që ende ka mbetur i pandëshkuar. Përpos që nuk është vendosur drejtësia, i tmerrshëm është tentimi për mohimin e krimit makabër.

Familje të tëra, kanë dhënë nga gjaku i tyre për lirinë e Kosovës, e sa pak kemi bërë si shoqëri e shtet për ta.

E drejta për viktimat asnjëherë s’do të jetë e plotë por duhet të jemi të bashkuar në kërkimin e saj. Gjithmonë duke ndarë dhembjen me ata që humbën të dashurit, duke ndjerë atë dhembje, e duke e nderuar e mbrojtur vlerën që u krijua nga sakrifica e të rënëve.

Lavdi e përjetshme!

RH