Aktualitet

25-vjeçari humb jetën në palestër, dyshimet e para për shkakun e vdekjes (FOTO)

Published

on

 

Një i ri u gjet i vdekur ditën e sotme brenda një palestre në Elbasan. Mësohet se i riu që ka humbur jetën është Stavri Bardhi.

Ai ishte një i apasionuar pas palestrës, dhe paraprakisht nuk përjashtohet mundësia që të ketë marrë stimulantë, për të rritur performancën gjatë stërvitjes.

Dyshohet se ka qenë ky shkaku që solli vdekjen e të riut 25-vjeçar.

“Nuk e besoj dot qe ike kaq shpejt Stavri Bardhi. Do me mungosh shume e gjithmone do te kujtoj per njeriun me zemer te madhe qe kishe e per te gjitha ato histori te bukura qe kemi e qe u prene ne mes sot.

Ngushellimet e mija te perzemerta Nikos, Leles, Krisit e Nisit. Zoti ju dhente force ta perballoni kete humbje te papershkrueshme qe na brengosi te gjitheve. Qofsh i Xhenetit shok!” shkruan një shok i 25-vjeçarit në një dedikim prekës në Facebook

Exit mobile version