Connect with us

Bota

25-vjeçarja rreh për vdekje foshnjën e saj 6-muajshe. Për të fshehur autorësinë e krimit tenton te hidhet nga dritarja e spitalit, por…

Published

on

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Janinë, pasi një 25-vjeçare ka rrahur për vdekje foshnjën e saj 6-muajshe.

Mediat greke shkruajnë se mesnatën e së mërkurës në qytetin e Janinës, urgjenca u informua për një ngjarje të rëndë. Një foshnjë 6-muajshe ishte mavijosur, kishte humbur ndjenjat dhe nuk i ndjeheshin rrahjet e zemrës. Foshnja u intubua menjëherë dhe u transportua në spitalin Hatzikosta, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ndërroi jetë.

Gruaja afrikane, e cila kishte përfituar azil në 18 gusht 2020 jetonte në një apartament në rrugën Siomopoulou në Janinë.

Për të mbuluar vrasjen dhe duke u shtirur si e trishtuar nga humbja e vajzës së saj, dyshohet se shkoi të hidhej nga dritarja e spitalit. Më pas ajo u mor dhe u transferua në Klinikën Psikiatrike të Universitetit Spitali i Përgjithshëm për Janinë.

Sidoqoftë, oficerët të cilët ndërmorën hetimin e çështjes, mblodhën prova se gruaja Afrikane kishte vrarë foshnjën dhe pas përfundimit tronditës të raportit mjeko-ligjor, ata shkuan në Spitalin Psikiatrik dhe e arrestuan atë.