HOROSKOPI

3 çiftet më të këqija të horoskopit; jo vetëm që nuk jetojnë dot bashkë, por as e durojnë dot njëri-tjetrin

Published

on

Kur vendos të krijosh një lidhje dashurore, nuk mund të mbash me vete një libër astrologjik e të pyesësh çdo kandidat të mundshëm për lidhje, se çfarë shenje i përket në horoskop. Astrologjia në vetvete nuk mund të zbulojë gjithçka rreth personalitetit tënd, por zbulon shumë rreth natyrës tënde emocionale. Kështu që për të ardhur në ndihmë në krijimin e një marrëdhënie romantike, sot do t’ju njohim me çiftet më të këqija të zodiakut, të cilët jo vetëm që nuk funksionojnë së bashku, por mund t’i shkaktojnë njëri-tjetrit dëme emocionale afatgjatë.

Ujori dhe Gaforrja: Nëse sapo keni njohur djalin e ëndrrave atë që keni dashur gjithmonë, por që ‘’fakteqësisht’’ është Gaforre, mos e lini veten të përfshiheni nga emocionet dhe entuziasmi pasi me shumë gjasa raporti juaj do të funksionojë. Ujori e do shumë lirinë lirinë dhe pavarësinë etij, kurse Gaforrja nga ana tjetër ka tendencën të jetë kërkuese. Jo vetëm kaq, në përgjithësi Gaforret kërkojnë shumë dashuri, kujdes dhe të jenë në qender të vëmendjes. Sa keq që Ujori, një egoist i pandreqshëm, nuk mund t’ua ofrojë këto gjëra.

Shigjetari dhe Demi: Mos guxoni ‘’kurrë’’ të bashkoni një Dem dhe Shigjetar pasi gjërat mund të dalin jashtë kontrollit dhe më pas do t’ju duhet të vuani ju pasojat e lidhjes më të shkurtër që mund t’ju kenë zënë sytë. Është pak e besueshme që këto dy shenja të horoskopit të jenë të lumtur bashkë, përkundrazi shumë shpejt ato fillojnë të pengojnë njëra-tjetrën. Shigjetari është një shenjë që i do shumë sprovat dhe aventurat, i pëlqen të luajë me rrezikun dhe të sfidojë gjithmonë veten, si dhe lodhet shpejt nga një lidhje dashurie. Demi nga ana tjetër është shenjë që qëndron me këmbë në tokë, dashuron gjestet romantike dhe kërkon një marrëdhënie të vërtetë, jo thjesht sa për të kaluar kohën.

Virgjëresha dhe Peshorja: Natyra perfeksioniste, kërkuese dhe gjithmonë paragjykuese e Virgjëreshës nuk mund të bashkëjtoj kurrsesi e qetë me natyrën e paqtë të Peshores. Kjo e fundit ndihet gjithmonë e gjykuar nga të tjerët dhe lidhja me një Virgjerëshë do të ishte njëlloj sikur t’i duhej të bënte testin e së vërtetës në çdo moment. Mendimet dhe parimet e tyre janë tërësisht të kundërta. Për këtë shkak grinden si asnjë kombinim tjetër i shenjave të horoskopit.

Exit mobile version