HOROSKOPI

3 këshilla jete për të qenë të lumtur, për Dashin, Demin dhe Binjakët

Published

on

Dashi

Përqendrohuni në problemet e jetës suaj personale që duhet të adresohen në vend që të shtyni dhe të fokusoheni në stimuj të jashtëm (të tilla si udhëtimi ose puna), që i përdorni për t’u shpërqëndruar.
Mësoni të meditoni. Në realitet ne të gjithë kemi nevojë për meditim, por Dashi është kaq i shqetësuar sa duhet që të mësojë të ulet me veten dhe të jetojë momentin, pa menduar shumë.
Bëni diçka shumë të vogël, por të rëndësishme, çdo ditë, për dikë tjetër. Kjo do t’ju ndihmojë për të kujtuar se çfarë po ndodh në botë, jashtë flluskës suaj.
Demi

Dëgjoni më shumë dhe flisni më pak.
Pranoni se ju nuk mund t’i kontrolloni ndjenjat e njerëzve të tjerë, por vetëm tuajat.
Gjeni më shumë gjëra që ju bëjnë të lumtur dhe mos harroni që nuk keni nevojë të vareni nga askush tjetër, praktikoni ose ndiqni një kurs, apo lexoni një libër çdo muaj. Kjo do t’ju kujtojë se të dashurit tuaj janë gjëja më e rëndësishme, por gjithashtu që ju duhet të gjeni kënaqësi në veten tuaj.
Binjakët

Kur ndiheni të shqetësuar, filloni të flisni për ndjenjat tuaja në vend që t’i groposni dhe t’i shmangni ato. Ju mund të përballeni me to, duke shkruar ose duke biseduar me mikun tuaj më të mirë apo edhe duke shkuar në terapi.
Punoni në mënyra të vogla ku mund të jeni një mik më i mirë dhe të provoni diçka të re çdo muaj. Çështja kryesore është të bëni gjëra të vogla, si dërgimi i një mesazhi me tekst për dikë që e doni shumë ose t’i telefononi mikes, me të cilën nuk keni folur për një kohë të gjatë. Edhe në qoftë se përpiqeni të dërgoni një kartolinë të vërtetë, kur filloni me gjëra më të vogla, gjithçka duket shumë më pak e frikshme dhe shumë më e lehtë për t’u ruajtur.
Mendoni për çdo gjë që duhet të bëni për të përmirësuar fushat tuaja të dobësisë. Mësoni të bëheni entuziastë dhe të besueshëm. / MeB

Exit mobile version