HOROSKOPI

3 shenjat më jetëgjatë të horoskopit dhe arsyet përse

Published

on

Thonë që jetëgjatësia varet edhe nga shenja e horoskopit. Ndoshta nga tiparet e personalitetit, humori të gjitha ndikojnë në mënyrën se si jetojmë dhe sa jetojmë.

Je kurioz t`i njohësh tre shenjat më jetëgjatë të horoskopit?

Demi i pari

I pari më jetëgjatë është Demi. Jetëgjatësia mesatare është mbi 80 vjet. Më saktësisht 83 vjet për gratë dhe rreth 81 vjeç për burrat. Jetëgjatësia e tij lidhet me mënyrën e jetesës: pëlqen kënaqësitë e jetës dhe nuk shqetësohet shumë për çështje që rrezikojnë të dëmtojnë stabilitetin e tij. Jeton jetën.

E dyta në radhë është Peshorja

Nëse Demi është në thelb dembel, Peshorja shkëlqen në ekuilibër dhe në aftësinë për të trajtuar çdo aspekt të jetës në mënyrë racionale dhe pa u mbingarkuar nga ngjarjet. Jetëgjatësia për gratë është afër 80 vjet kurse për burrat mesatarisht rreth 77 vjeç. Të lindurit nën këtë shenjë mund të aspironin lehtësisht për renditjen në vendin e parë të shenjave më jetëgjata, nëse do të ishin në gjendje të mendonin pak më shumë për veten e tyre dhe më pak për të tjerët!

Vendi i tretë është i Virgjëreshës.

Duke hetuar në thellësi zbulojmë se gratë arrijnë mesatarisht 78 vjet, ndërsa burrat ndalen pak më poshtë. Virgjëresha është një shenjë jashtëzakonisht racionale, pothuajse e ftohtë dhe e shkëputur në shumë nga sjelljet e saj. Kjo lejon që ajo të mos mbingarkohet nga emocionet, veçanërisht ato negative. është një shenjë që analizon, vlerëson dhe zgjedh gjithmonë midis alternativave të ndryshme midis asaj që duket qartësisht më e sigurt dhe më pak e rrezikshme. Kjo është arsyeja pse jeton më gjatë.

*Artikulli i Giorno dopo Giorno u përshtat në shqip nga Tiranapost.al

Exit mobile version