Aktualitet

‘3 të intubuar janë të moshave mjaft të reja’; ministrja Manastirliu paralajmëron bizneset për gjoba

Published

on

Në seancën e sotme plenare, ministrja Manastriliu zbuloi se nga 6 të intubuar, 3 janë të moshave mjaft të reja: 45,46 dhe 49 vjeç. Ajo theksoi se nëse kemi nën kontroll shëndetin, edhe ekonomia do të jetë mirë.

 

“Kjo duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes për të jetuar në një normalitet të ri. Qeveria shqiptare po punon për kushtet e spitaleve. Ka ende mes nesh që thonë se Covid-19 nuk ekziston. Tre prej personave të intubuar janë të moshave të reja 45-46-49-vjeç. Shumë pak bëjmë për shëndetin e popullatës. Nuk kemi sistem shëndetësor të investuar me dhjetëra vite sa për të përballuar një fluks shumë të madh. Këto janë armët e këtij virusi”, tha Manastirliu.

 

Ajo u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, duke paralajmëruar shtrëngim masash dhe gjoba në rast se nuk respektohen rregullat.

 

“Akti normativ që sot po sjellim për disa shtesa përcakton masa administrative për ato subjekteve në vijat bregdetare. Do ketë gjobë dhe më pas edhe pezullime në rast përsëritje të shkeljes së këtyre protokolleve.

Kemi ndryshuar edhe kodin penal, por a janë efikase këto masa sot. Këto masa nuk do të jenë asnjëherë efikasve nëse sjellja e qytetarëve nuk do të ndryshojnë. Sepse nuk mund të bëjë pas çdo qytetari të kemi një polic”, tha ministrja.

Exit mobile version