Connect with us

HOROSKOPI

4 shenjat më me fat të horoskopit, gjatë sezonit të festave

Published

on

Sipas yjeve, Babagjyshi nuk do të jetë i vetmi që vjen këtë sezon festash. Astrologët parashikojnë që dhe një fat më i mirë do të vijë për katër shenja të horoskopit gjatë kësaj periudhe.

Në fakt, sipas astrologjisë, 2021-shi në përgjithësi do të jetë një vit i mbarë dhe ndoshta kjo qasje optimiste po shfaqet tek yjet, që në muajt nëntor-dhjetor 2020.Të gjitha shenjat do të përfitojnë nga mirësia e yjësisë gjatë  kësaj periudhe, por për katër shenja në veçanti jeta romantike do të lulëzojë.

Në gjysmën e fundit të dhjetorit, disa ndikime të mëdha astrologjike mund të sjellin një hov emocionues në jetën tuaj personale. Nga data 15 dhjetor deri më 8 janar, Afërdita do të hyjë në shenjën aventureske të Shigjetarit. Kjo do të na japë një ndjenjë lirie në seks dhe dashuri.

Për më tepër, do të ketë një Hënë të plotë në Gaforre, para Vitit të Ri, më 29 dhjetor, nga e cila do të përfitojnë thuajse të gjitha shenjat. “Jam e lumtur t’ju them se shumica e shenjave të zodiakut do të kenë diçka për të festuar në dashuri, seks dhe romancë, këtë sezon festash”, thotë Kristina Semos për Bustle. “Por, nëse do të më duhej ta ngushtoja pak rrethin, do thoja se ka disa shenja që do të përfitojnë më shumë nga ndikimet astrologjike.”

#1 – Demi (20 prill – 20 maj)

Demi do të ketë Afërditën në shtëpinë e tetë të tabelës astrologjike për gjithë sezonin e festave. Kjo pjesë e tabelës ndikon për mirë mbi seksin, intimitetin dhe bashkimin me një person tjetër. “Ju do të ndiheni sensualë dhe do të jeni në gjendje të krijoni lidhje të thella me njohje të ardhshme”, thotë ato. Vetëm sigurohuni të dilni nga dhoma e gjumit për t’i uruar familjes “Gëzuar Vitin e Ri”.

#2 – Luani ( 23 korrik – 22 gusht

Gjatë festave të fundvitit, Luanët do të kenë Afërditën në shtëpinë e tyre të pestë të takimeve, kënaqësive, krijimtarisë dhe gjetjes së dashurisë së vërtetë. Jupiteri me fat gjithashtu do të hyjë në shtëpinë e tyre të shtatë, të marrëdhënieve të përkushtuara, për pjesën më të madhe të vitit të ardhshëm. “Nëse jeni beqar, ky ndikim i Afërditës nga data 15 dhjetor deri në 8 janar, do të bëjë që çdo kokë të kthehet dhe ju do të keni zgjedhje për të bërë.” Nëse jeni në një lidhje, kjo fazë e Afërditës do të sjellë më shumë romancë dhe argëtim në marrëdhënien tuaj.

#3 – Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Nëse jeni një Peshore, bëhuni gati të merrni një dhuratë të hershme të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri nga yjet. Sipas Semos, Jupiteri i shtrirë dhe Saturni i guximshëm do të hyjnë në shtëpinë e pestë të Peshores, atë të romancës, krijimtarisë dhe dashurisë dhe njerëzit e kësaj shenje mund të kenë një takim të rëndësishëm në 21 dhjetor. “Kjo mund të jetë një kthesë në gjetjen e dashurisë.”

#4 – Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Afërdita do të hyjë në Shigjetar fiks në kohë për pushimet e fundvitit. Të gjithë tashmë e duan shenjën tuaj, kështu që ju nuk e keni problem të tërhiqni partnerë të mundshëm, por sipas Semos, “magnetizmi dhe joshja juaj” do të jenë edhe më intensive nga mesi i dhjetorit deri në fillim të janarit. Për më tepër, Hëna e plotë në Gaforre më 29 dhjetor do të ndriçojë shtëpinë tuaj të tetë të seksit dhe intimiteit. “Nëse jeni vetëm, është e mundur që gjatë kësaj kohe, të gjeni dikë, të cilin do ju duket se keni një jetë që e njihni.”