Politike

Published

on

Balla:

FJAAL E TAULANT BALLËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
KËSHILLI KOMBËTAR PËR INTEGRIMIN EUROPIAN

Takimi i 25 Janarit 2021, ora 12.00
Raportimi mbi zbatimin e Planit të Veprimit për hapjen e negociatave të miratuar në Kuvend me Rezolutën e datës 24.09.2020 mbi “Hapjen e Negociatave të Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe Miratimin e Planit të Masave për Përmbushjen e Përparësive të Përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.

Faleminderit Kryetare,
I nderuar Z. Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Evropian ,
Të nderuar anëtarë e të ftuar të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian

Më lejoni ta nis fjalën time në këtë mbledhje të parë të KKIE për 2021 me një falenderim për të gjitha institucionet e përfshira në Planin e masave për punën e tyre në përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian. Siç mund të evidentohet qartazi edhe nga informacioni që do të prezantojë vetë Kryenegociatori është bërë një punë e rëndësishme për të plotësuar çdo përparësi të lënë nga Këshilli, pavarësisht shtyrjes për mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare e cila për fat të keq ndodhi për arsye që shkojnë përtej nesh.
Megjithatë dua të theksoj se pavarësisht shtyrjes që po i bëhet në vazhdimësi këtij procesi, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj reformave, jo sepse BE po i kërkon ato, por sepse ua kemi borxh qytetarëve tanë të cilët në totalitetin e tyre, rreth 98%, mbështesin proceset integruese të vendit. Madje pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë janë të bindur që reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit janë të duhura dhe për të mirën e vendit.

Për këtë qëllim nuk ka dhe nuk do të ketë tërheqje pas në rrugën e reformave ku Reforma në drejtësi do të vijojë të mbetet prioritet.
Në lidhje me kryereformën, jam krenar të nënvizoj faktin se Kuvendi i Shqipërisë në zbatim të detyrimit Kushtetues të përcaktuar në nenin 125 të Kushtetutës, në seancën e datës 17.12.2020, votoi dhe zgjodhi anëtarin e 3-të të Gjykatës Kushtetuese duke mundësuar sigurimin e kuorumit të nevojshëm dhe me padyshim plotësimin e një kriteri të lënë për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Edhe Reforma zgjedhore gjithashtu nuk mund të qëndrojë jashtë vëmendjes në këtë fjalë të shkurtër. Amendamentet e miratuara të Kodit Zgjedhor në 5 tetor 2020 ashtu siç e theksuam në krye të herës mbi nevojshmërinë e tyre morën edhe çertifikimin e Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR. Aspekt i cili zhbën çdo diskutim non sens mbi këtë temë.

Me rëndësi janë edhe 7 ligjet që u miratuan në sesionin e kaluar parlamentar me qëllim harmonizimin e legjislacionit në fuqi me ndryshimet e miratuara në Kodin Zgjedhor si:
1. Ligji 146/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”;

Exit mobile version