Aktualitet

Published

on

Kreu i PS-së, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së drejtuesve të qarqeve në selinë e PS-së, komentoi edhe përgjimet e antimafias italiane për Ndranghetën.
Ai hodhi akuza në drejtim të opozitës, ndërsa tha se eurodeputeti i përmendur në hetime, është mik i vjetër i kreut të PD-së, Lulzim Bashës.
Po ashtu Balla shtoi se disa nga emrat e tjerë të përmendura “i keni në presidencë”.
“Eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës e ka pasur edhe në zyrë e ka takuar edhe në Bruksel edhe në Vlorë. Nisja e hetimeve nga SPAK, një gjë shumë e mirë. Meqënëse po bëhet fjalë për një eurodeputet pyeteni se e keni pasur në zyrë. Ato që janë përmendur me emër i keni në presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës, për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është fakti që SPAK do të bëjë verifikime përkatëse dhe do duhet t’i shkoj deri në fund kësaj çështje, kjo është po hetohet nga drejtësisë fqinje”, tha Balla.

Exit mobile version