Kronike

48 gramë marjiuanë, arrestohet 30 vjeçari

Published

on

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka rënë në pranga të policisë një 30-vjeçar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme, kanë ndaluar në lagjen nr.13, shtetasin A. I., ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike marjiuanë dhe një grirëse.

Gjatë kontrollit në banesën e tij shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 48 gr. lëndë narkotike e dyshuar marjiuanë.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Exit mobile version