Connect with us

Aktualitet

49 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit, i arrestuari është babai i Arbër Çekajt

Published

on

Policia sekuestroi sot 49 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit, e cila vinte nga Ekuadori në një kontejner me banane.

Kontejneri në të cilën ishte fshehur droga vinte për llogari të një firme në Maminas. Në pranga ka rënë administratori i firmës.

I arrestuari është Selim Çekaj administrator i firmës Ecoalmax, babai i Arbër Çekajt.

Ky i fundit është në qeli pasi u kapën 613 kg kokainë po në kontejnerë me banane për llogari të firmës së tij që vinin nga Kolumbia në vitin 2018.

Kompania e Arbër Çekajt mbante emrin ”Arbi Garden”, ndërsa firma e babait të tij mban emrin “Ecoalmax”, ndërkohë që transporti i lëndës narkotike është bërë në të njëjtën mënyrë në kontejner me banane.