Connect with us

Lajme

5 gabime që duhet t’i shmangni kur kërkoni punë

Published

on

Shumica prej nesh jemi në dijeni se kërkimi i punës është një proces jo i lehtë, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Nëse jeni në kërkim të punës suaj të parë ose të punës së ardhshme, do të ketë raste kur do shfaqni shenja lodhjeje dhe dorëzimi, ngase nuk mund ta gjeni punën që kërkoni.

Ju nuk po merrni njoftime nga vendet e punës për të cilat keni aplikuar dhe filloni të pyesni veten nëse jeni madje i kualifikuar për atë pozitë të caktuar që tashmë keni aplikuar.

 

Mos u brengosni! Të gjithë kemi kaluar nëpër këto faza. Përderisa ky proces është i vështirë dhe nganjëherë konfuz, ju duhet t’i shmangni disa gabime eventuale që mund t’i bëni me ose pa vetëdije. Ja se çfarë duhet të shmangni kur jeni duke kërkuar punë:

 

Mos hulumtimi i kompanisë para se të aplikoni

 

 

Shumica prej nesh jemi sprovuar duke menduar se kemi gjetur vendin ideal të punës dhe befas ndjejmë nevojën për të aplikuar pa bërë ndonjë hulumtim për atë kompani në të cilën po aplikojmë.

 

Është mirë të gjesh punën që duket se është e përshtatshme, bazuar në përshkrimin, mirëpo nuk duhet të nxitoni.

 

Ndiqni këto rregulla para se të aplikoni për një vend pune:

 

* Vizitoni web faqen e kompanisë për të marrë informatat bazike rreth saj;

* Hulumtoni kompaninë në LinkedIn (nëse kanë llogari të hapur);

* Kontaktoni menaxherin e burimeve njerëzore të asaj kompanie për të marrë informata shtesë.

 

 

Mos hulumtimi i mesatares së pagave që ofron kompania

 

 

Një nga gabimet kryesore që mund të bëni është hulumtimi jo i duhur, normalisht çdokush dëshiron të paguhet më mirë sesa në punën paraprake, por nëse nuk hulumtoni rreth pagave mesatare të kompanisë mund të dëshpëroheni nëse merrni një ofertë që nuk ju konvenon. Prandaj, para se të filloni të aplikoni për punë, sigurohuni që të hulumtoni se si klasifikohen pagat për atë pozitë që doni të aplikoni.

 

Mos identifikimi i dëshirave dhe nevojave tuaja

 

Një nga gjërat kryesore që duhet të dini është se përderisa kërkoni punë duhet t’i përgatitni pyetjet që keni në një lsitë. Në këtë listë mund të përfshini pyetje rreth menaxhimit të kompanisë, kulturës, stilit të menaxhimit si dhe pyetje tjera përkatëse. Listimi i këtyre pyetjeve është i domosdoshëm nëse dëshironi që i tërë procesi i aplikimit e deri te dita e intervistës të shkoj ashtu siç keni planifikuar.

 

Aplikimi pa lexuar në detaje kriteret dhe natyrën e punës

Kur jeni në kërkim të punës për një kohë relativisht të gjatë, ju filloni të irritoheni dhe nganjëherë mund edhe të aplikoni në pozitën e parë të lirë që shihni. Kur jeni në kërkim të një vendi pune, sigurohuni që përshkrimet e punës prekin të gjitha ose të paktën shumicën e gjërave që ju nevojiten.

 

 

Nën-vlerësimi i vetes

Ju asnjëherë nuk duhet ta nën-vlerësoni veten. Prandaj, mos ngurroni t’i vëni në pah vlerat tuaja. Këtë mund ta bëni duke e shkruar një listë ku mund t’i renditni ato si në vijim:

 

*Përvojën tuaj

*Etikën tuaj të punës

*Njohuritë/aftësitë tuaja

*Devotshmërinë/pasionin tuaj

 

Të gjitha këto pika tregojnë se ju vleni. Para se të filloni kërkimin e punës tuaj sigurohuni që të keni të qartë se çfarë përfaqësojnë këto pika. Është mirë ta keni një listë të të gjitha arritjeve tuaja, kjo jo vetëm që do t’ju ndihmojë gjatë intervistës por gjithashtu do t’ju ndihmojë të mbani mend vlerën tuaj dhe gjithçka që keni realizuar në karrierën tuaj.