Connect with us

Shendeti

5 maska pranverore për fytyrën, që mund t’i përgatisni në shtëpi!

Published

on

Lëkura e fytyrës në pranverë duhet të trajtohet me maska për t’u rigjeneruar. Sot do t’ju tregojmë 5 maska të thjeshta që mund t’i përgatisni në kushte shtëpie, për t’i dhënë lëkurës shkëlqimin e duhur.

Nëse keni një lëkurë delikate, provoni një maskë të bërë me bajame. Për ta përgatitur ju duhet të shtypni 50 gram bajame, së bashku me 50 gram ananas. Përziejini mirë derisa masa të bëhet homogjene dhe qetësisht aplikojeni në fytyrën tuaj dhe mbajeni për të paktën 15 minuta.

Pak selino për më shumë energji në lëkurën tuaj

5 maska pranverore për fytyrën, që mund t'i përgatisni

Nëse keni fytyrë të zbehtë, ideale është që të përgatisni një maskë me bazë selinoje, por të pasuruar edhe me vetitë ushqyese të mollës, karotës, mjaltit. Shtypni gjysmë molle me një karotë dhe 50 gram selino. Pastaj përziejeni masën me 1 lugë gjelle rikota dhe mjaltë. Në fundi aplikojeni përzierjen në fytyrën tuaj dhe mbajeni për 20 minuta. Është një mënyrë shumë efektive për t’i dhënë fytyrës tuaj shumë energji.

Mjaltë për sa më shumë shkëlqim

5 maska pranverore për fytyrën, që mund t'i përgatisni

Provoni një maskë super të shpejtë me mjaltë. Përzieni disa lugë gjelle mjaltë me lëng limoni derisa përzierja të mund të qëndrojë në fytyrë. Mbajeni vetëm disa minuta dhe më pas të shpëlajeni. Mjalti ka fuqi të larta kalorike dhe limoni shërben për të pastruar.

Veza e ushqen lëkurën

5 maska pranverore për fytyrën, që mund t'i përgatisni

Nëse lëkura është shumë e thatë, ju mund të përgatisni një maskë të bërë me të verdhën e vezës, qumësht, mjaltë dhe pana kuzhine. Masën e formuar nga këto përbërës përhapeni në fytyrën tuaj dhe prisni 20 minuta para se ta shpëlani butësisht me ujë të ngrohtë.

Vitaminë C për t’u mbrojtur nga plakja

5 maska pranverore për fytyrën, që mund t'i përgatisni

Përdorni sa më shumë kivi sepse është i pasur me vitaminë C. Thjesht përziejeni tulin e një kivi me pak mjaltë, kos dhe pak limon. Pastaj lyeni fytyrën dhe mbajeni për disa minuta./