Connect with us

Aktualitet

5 shqiptarët e arrestuar për terrorizëm, flet babai i njërit prej tyre: Djali praktikon fenë, nuk kishim dyshuar gjë, merret vetëm me pulat

Published

on

Pesë të arrestuarit për terrorizëm kanë dalur para gjykatës së Prishtinës nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste në Kosovë.

Fazli Syla nga fshati Bukshiq i Klinës, babai i njërit nga të arrestuarit për terrorizëm, ka thënë se djali i tij E.S, është praktikues i fesë, por që familja nuk ka dyshuar në të asgjë.

 

Ai në një deklarim për mediat, pas nisjes së seancës ndaj të dyshuarave ka thënë se djali i tij, nuk punon askund dhe se merret me kultivimin e pulave.

Sipas tij, E.S është arrestuar edhe më herët për të njëjtën vepër.

“E kanë arrestua që tri ditë po erdha ta shohë sot djalin po s’me lejonë më pa. Djali është marr më pula, s’ka punu askund. Është praktikues i fesë sikur e gjithë familja po skemë dyshua kurrgjë. Ka shkuar në xhami e ka fal xhumanë s’ka pas tjetër lëvizje. Edhe vite më parë është arrestuar po s’ka nejt shumë në burg për të njëjtën vepër. Djali është i martuam i ka tre fëmijë”, tha Syla.

Seanca për vendimin për paraburgim për personat e arrestuar të dielën, është duke vazhduar.