
Të paktën 5 njerëz kanë vdekur sot në një përplasje masive ku u përfshirë rreth 100 automjete. Aksidenti tragjik u regjistrua në autostradën e Texas, teksa moti dimëror i ka bërë rrugët të rrëshqitshme për shkak të ngricave.
Shumë njerëz u bllokuan në automjetet e tyre nga përplasjet. Pamjet e televizioneve lokale tregonin makina mbi njëra-tjetrën, traktorë të përmbysur dhe mjete të tjera të dala nga rruga.