Aktualitet

5-vjeçari vdes nga torturat e 3 familjarëve, mjeku: Ka marrë dëmtime katastrofike në tru

Published

on

Një djalë pesë vjeçar dyshohet se është torturuar për vdekje nga familjarët e tij pasi u gjetën plagë dhe dëmtime të tmerrshme në trupin e tij.

Keaton Boggs vdiq në Mars pasi dhunohej nga familjarët e tij. Sipas dokumenteve të gjykatës, polici që heton çështjen tha se djali kishte pësuar trauma në kokë që përfshinte gjakderdhje në tru si dhe mavijosje të shumta në të gjithë trupin që tregon se viktima mund të ishte dhunuar. Ai gjithashtu tha se në trupin e tij u gjend edhe një objekt 2.5 cm. Dy ditë pas shtrimit në spital, djali vdes.

Një mjek në spital tha në gjykatë se fëmija kishte një dëmtim “katastrofik” të trurit që nuk mund të rregullohej nga asnjë operacion. Një ndihmës prokuror gjithashtu dëshmoi se dëmtimet ishin të vjetra dhe të reja.

Michelle Boggs, 49 vjeç, Chasity Wodzinski, 29 vjeç dhe Peter Wodzinski, 32 vjeç, të gjithë nga Lost Creek, u akuzuan të mërkurën për vdekjen e Keaton, raportojnë mediat e huaja. Të afërmit mohuan akuzat duke u shprehur se dëmtimet e djalit ishin shkaktuar nga vetë-dëmtimi ose aksidente.

Ata ndodhen në paraburgim që nga arrestimi i tyre në Mars dhe nëse dënohen do përballen me 15 vite burg.

Sipas prokurorëve, Michelle Boggs ishte gjyshja e djalit dhe Chasity Wodzinki ishte tezja e tij që ishte martuar me Peter Wodzinski.

Ata jetonin në të njëjtën shtëpi së bashku dhe filluan të kujdeseshin për fëmijën pasi babai i tij vdiq në Qershor 2019.

Exit mobile version