Connect with us

Astrologji

Shkurti do të ndikohet nga dashuria dhe në fokus do të jenë çështjet financiare, që në përgjithësi rezultojnë të mira.

Published

on

Me 12 shkurt mbarojnë shumë vështirësi dhe problematika. Shkurti do të jetë më i ëmbël e i qetë, do të durojmë deri në datën 14 derisa Mërkuri të kthehet në të drejtë sepse është në të kundërt në Bricjap. Sjell ende problematika në çështjet ekonomike e personale, por kemi Hënë të re në shenjën e Ujorit që është një dritare serioze drejt së ardhmes. Do të kemi një ikonë të bukur e të organizuar të veprimeve tona dhe e kemi të qartë qëllimin ku duhet të shkojmë. Do të ndikohen shenjat fikse: Dem, Ujor, Luan dhe Akrep që do të mund të shohin çfarë ndodh përtej vështirësive.

Në datën 16 kemi Hënën e plotë në Luan, një datë e rëndësishme që sjell dashuri, shkëlqim e ngrohtësi. Luani është shenjë e zemrës dhe ka të bëjë me dashurinë, bujarinë, dhembshurinë, gëzimin e jetën. Kthimi i Afërditës në të drejtë në Bricjap që prej ditës së djeshme do të nisë me hapa drejt përmirësimit ekonomik, personal dhe shprehisë ndaj të tjerëve./tvklan.al