Me 12 shkurt mbarojnë shumë vështirësi dhe problematika. Shkurti do të jetë më i ëmbël e i qetë, do të durojmë deri në datën 14 derisa Mërkuri të kthehet në të drejtë sepse është në të kundërt në Bricjap. Sjell ende problematika në çështjet ekonomike e personale, por kemi Hënë të re në shenjën e Ujorit që është një dritare serioze drejt së ardhmes. Do të kemi një ikonë të bukur e të organizuar të veprimeve tona dhe e kemi të qartë qëllimin ku duhet të shkojmë. Do të ndikohen shenjat fikse: Dem, Ujor, Luan dhe Akrep që do të mund të shohin çfarë ndodh përtej vështirësive.
Në datën 16 kemi Hënën e plotë në Luan, një datë e rëndësishme që sjell dashuri, shkëlqim e ngrohtësi. Luani është shenjë e zemrës dhe ka të bëjë me dashurinë, bujarinë, dhembshurinë, gëzimin e jetën. Kthimi i Afërditës në të drejtë në Bricjap që prej ditës së djeshme do të nisë me hapa drejt përmirësimit ekonomik, personal dhe shprehisë ndaj të tjerëve./tvklan.al