Connect with us

Astrologji

Horoskopi, e diel, 18 shkurt 2024 Çfarë kanë parashikuar yjet, sipas Paolo Fox

Published

on

Dashi

Gjatë së dielës, shumë prej jush do të zbulojnë ndjenja të reja. Jeta sentimentale do të ketë ndjesi pozitive, ndryshe nga viti i kaluar kur gjërat nuk kanë ecur ashtu siç do të dëshironit.

Demi

Mos mendoni më për të kaluarën. Këto ditë ndiheni pak të pakënaqur për shkak të një krize të vogël. Ata që po përjetojnë një fazë pozitive do të duan t’i përkushtohen më shumë familjes dhe të qëndrojnë më shumë në shtëpi.

Binjakët

Për ju pritet një rënie e humorit, shumë angazhime ose shumë konfuzion. Megjithatë do të jetë një ditë e veçantë për ata që kanë pasur vështirësi në punë. Do të jetë gjithashtu një ditë e vështirë për ata që duhet të rishikojnë disa zgjedhje në nivelin profesional.

Gaforrja

Në jetën sentimentle do të kaloni një fundjavë të mrekullueshme. Beqarët mund të përfshihen së shpejti në një lidhje dhe të dashuruarit mund të përjetojnë momente pasioni. Fundjava do të jetë e dobishme edhe për ata që kanë pasur probleme në punë.

Luani

Disa prej jush mund të dëshirojnë të jenë vetëm për të mos pasur shoqëri të keqe. Beqarët nuk kanë ndërmend të bien në dashuri, por deri në fund të marsit disa të lindur në shenjën e Luanit mund të ndryshojnë mendje.

Virgjëresha

Po kaloni një fundjavë të qetë, por disa prej jush do të jenë të shqetësuar ose do të nisin një grindje. Nëse jeni në një krizë dashurie, yjet ju këshillojnë të bëni durim dhe të prisni që gjithçka të zgjidhet vetë.

Peshorja

Nëse keni nevojë të diskutoni çështje të rëndësishme me një anëtar të familjes, bëjeni sa më shpejt të jetë e mundur. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për ata që punojnë të pavarur. Kënaqësi të mëdha do të vijnë nga mesi i marsit.

Akrepi

Në këtë periudhë yjet ju buzëqeshin. Ju jeni një referencë e mirë për ata që ju rrethojnë. Shumë prej jush janë të fortë, por problemet dhe angazhimet që keni janë të shumta dhe priren t’ju mërzitin. Tani jeni në gjendje të forconi marrëdhëniet në dashuri dhe miqësi.

Shigjetari

Kjo e dielë sjell zhgënjime. Një person mund t’ju zhgënjejë ose një projekt për të cilin po punonit do të dështojë. Prandaj, për orët në vijim tregohuni të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët.

Bricjapi

Fundjava që po përjetoni do jetë interesante për ju. Ata që kishin përjetuar një periudhë krize në punë tani janë më të bindur për atë që bëjnë. Kujdes nga çdo shqetësim që mund të shfaqet gjatë ditës.

Ujori

Ata që kanë biznesin e tyre nuk do të duhet të izolohen. Do të ketë shumë shpërblime gjatë orëve të ardhshme. Por mbani në mend se është ende një kohë e ndjeshme për financat apo për çështjet ligjore. Beqarët mund të kenë takime.

Peshqit

Do të jeni më të disponueshëm për ata që ju rrethojnë dhe përgjithësisht më optimistë. Çiftet, prej disa kohësh e kanë dashur edhe më shumë njëri-tjetrin. Kjo gjithashtu do të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Gjithashtu edhe në punë do të jeni më produktivë./ CNA