Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi thotë se “Veliera” është shpërdorimi më kolosal i parave të taksapaguesve durrsakë të cilën “Rilindja” pret ta shesë si mrekulli elektorale.
Duke e quajtur shëmtirë që ka marrë 6 milionë dollarë, Kuçi paralajmëron se barbarëve të historisë dhe shkatërruesve të identitetit të qytetit iu vjen fundi më 25 prill.
Sipas saj, Durrësi do i japë ndëshkimin më të madh sektit të betonit dhe korrupsionit.
POSTIMI I PLOTË
6 milionë dollarë për këtë shëmtirë.
“Veliera” është shpërdorimi më kolosal i parave të taksapaguesve durrsakë të cilën “Rilindja” pret ta shesë si mrekulli elektorale.
Përbindëshi prej betoni që shkatërroi vlerat arkeologjike të Durrësit, që shëmtoi e mbuloi Torrën Veneciane.
“Rilindja” betonizoi Durrësin e po vazhdon deri në frymën e saj të fundit.
Barbarëve të historisë dhe shkatërruesve të identitetit të qytetit tonë i vjen fundi më 25 prill.
Durrësi do i japë ndëshkimin më të madh sektit të betonit dhe korrupsionit.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës..Portal.Durres.