Aktualitet

“6 milionë $ për këtë shëmtirë”, Kuçi: Veliera, shpërdorimi më kolosal i parave të taksapaguesve durrsakë

Published

on

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi thotë se “Veliera” është shpërdorimi më kolosal i parave të taksapaguesve durrsakë të cilën “Rilindja” pret ta shesë si mrekulli elektorale.

Duke e quajtur shëmtirë që ka marrë 6 milionë dollarë, Kuçi paralajmëron se barbarëve të historisë dhe shkatërruesve të identitetit të qytetit iu vjen fundi më 25 prill.

Sipas saj, Durrësi do i japë ndëshkimin më të madh sektit të betonit dhe korrupsionit.

POSTIMI I PLOTË

6 milionë dollarë për këtë shëmtirë.

“Veliera” është shpërdorimi më kolosal i parave të taksapaguesve durrsakë të cilën “Rilindja” pret ta shesë si mrekulli elektorale.

Përbindëshi prej betoni që shkatërroi vlerat arkeologjike të Durrësit, që shëmtoi e mbuloi Torrën Veneciane.

“Rilindja” betonizoi Durrësin e po vazhdon deri në frymën e saj të fundit.

Barbarëve të historisë dhe shkatërruesve të identitetit të qytetit tonë i vjen fundi më 25 prill.

Durrësi do i japë ndëshkimin më të madh sektit të betonit dhe korrupsionit.

Kontjana Kuçi

Kryetare e LSI Durrës..Portal.Durres.

6 milionë dollarë për këtë shëmtirë. “Veliera” është shpërdorimi më kolosal i parave të taksapaguesve durrsakë të…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Saturday, February 20, 2021

Exit mobile version