Dashi
Kjo periudhë është ideale për dashurinë ndaj lëreni veten të lirë dhe shijoni gjithë bukurinë e emocioneve. Në punë ju vijnë mundësi të shkëlqyera, ju takon juve t’i shfrytëzoni sa më shumë dhe të mos mbeteni të papërgatitur.
Demi
Këtë ditë do ju duhet të tregoni pak durim sidomos në jetën private. Në punë, gjithçka po shkon mirë por kujdes që të mos bëni zgjedhje të rrezikshme.
Binjakët
Yjet ju favorizojnë në jetën sentimentale, por edhe në punë. Kini kujdes vetëm nëse keni ndonjë proces gjyqësor në pritje. Rrezikoni të bëni gabime dhe të paguani shtrenjtë për pasojat.
Gaforrja
Në këtë fund shkurti, vëmendja rikthehet në dashuri, për të përjetuar emocione. Në punë, do të ketë disa ndryshime deri në maj, por gjithçka do të shkojë aty ku duhet. Mos u mërzisni nëse diçka nuk shkon sipas planit.
Luani
Hëna e kundërt ju shkakton njëfarë shqetësimi ndaj duhet të keni vëmendje maksimale. Në punë ka një dëshirë të madhe për të pasur sukses. Vazhdoni kështu.
Virgjëresha
Mos kini frikë nëse kohët e fundit ka pasur probleme në jetën sentimentale. Gjithçka është e zgjidhshme. Në punë duhet të bëni një rishikim të vogël dhe të kuptoni nëse jeni apo jo në rrugën e duhur. Nuk ka gabime që nuk mund të korrigjohen.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do të arrini të zgjidhni të gjitha problemet tuaja në jetën sentimentale. Nëse jeni beqarë, mos e humbni shpresën dhe në punë përpiquni të kuptoni nëse keni nevojë për disa ndryshime.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do të ndiheni pak të lodhur dhe të stresuar, por përpiquni t’i luftoni këto ndjesi. Mos lejoni që negativiteti t’ju rrëzojë.
Shigjetari
Ka ardhur koha për të përjetuar emocionet e dashurisë në maksimum, pa frikë. Në punë është koha për të fituar terrenin e humbur. Kohët e fundit keni shpenzuar përtej mundësive tuaja, ndaj duhet të kurseni pak nëse nuk doni ta gjeni veten në telashe.
Bricjapi
Ka ardhur koha për të bërë zgjedhje vendimtare për jetën tuaj. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë moment pozitiv, por mbani mend se gjithçka fillon gjithmonë nga ju. Mos u mërzisni nëse diçka nuk shkon sipas planit.
Ujori
Gjatë kësaj dite do të rilindin ndjenjat për beqarët, ndërsa te çiftet do të ndizet sërish pasioni. Lajme të mira vijnë në punë, shfrytëzojeni sa më shumë.
Peshqit
Në punë është më mirë të mos merrni vendime pa i menduar mirë, megjithatë është koha edhe për fillime të reja. Mos u nxitoni dhe do të shihni që shumë gjëra do të rregullohen ende pa e kuptuar./ CNA