HOROSKOPI

Çfarë do të thotë numri 444 në marrëdhëniet në çift? Ka një shpjegim edhe nëse je single

Published

on

Të shohësh të njëjtin numër pa pushim mund të jetë një përvojë mistike. A e shikoni shpesh orën kur është 4:44?

Ndoshta numri katër është shfaqur kudo kohët e fundit dhe keni një ndjesi të çuditshme, por nuk mund ta shpjegoni pse. Megjithëse këto momente mund të duken si rastësi të pastra, numerologjia thotë se përsëritja e sekuencave të numrave – të njohura edhe si numrat e engjëjve – përfaqësojnë mesazhe të rëndësishme nga universi.

“Numerologjia është një gjuhë kozmike që të ndihmon të kuptosh shenjat, sinkronizmat dhe mesazhet që të rrethojnë në jetën tënde”, thotë Licia Morelli, një eksperte e numrave të engjëjve dhe bashkëthemeluese e markës shpirtërore Hey Clair!, për Elite Daily.

“Nëse e keni gjetur ndonjëherë veten duke menduar shumë për një vendim dhe më pas [shih] numra si 000, 222 ose 444, kjo është një shenjë e sigurt se universi po tërheq vëmendjen tuaj dhe po ju ndihmon të merrni masa.” Sipas Morelli-t, numrat e engjëjve mund të japin qartësi kur jeni duke bërë një ndryshim të madh – nëse po mendoni të zhvendoseni, të ndërroni punë ose të filloni një marrëdhënie të re.

Nëse e shihni numrin 444 kudo, universi me siguri po ju dërgon një shenjë. A keni dilema për partnerin? Ndoshta dëshironi të dilni me dikë, por keni frikë të bëni lëvizjen e parë. Nëse ndiheni sikur jeni në një udhëkryq tani, kjo sekuencë e rëndësishme numrash mund të zbulohet pikërisht kur ju nevojitet. Ja çfarë do të thotë engjëlli numër 444 në dashuri dhe si mund ta shfrytëzoni energjinë e tij për t’i dhënë një shtysë të madhe jetës tuaj sentimentale.

Numri 444 mund të përfaqësojë rëndësinë e të qenit praktik në zgjedhjet tuaja – qofshin romantike apo të tjera. “Mësimi i 4-shit në jetë është të ndjekësh një proces hap pas hapi drejt ëndrrave, qëllimeve dhe aspiratave,” shpjegon Berry. “Ajo tregon nevojën për siguri dhe strukturë, duke u motivuar nga gjëra të një natyre praktike dhe të kuptuarit e vetëdisiplinës dhe rregullave.”

Berry shton se kur shihni 444, kjo do të thotë se puna juaj e palodhur do të shpërblehet me një “jetë të sigurt dhe të qëndrueshme” – kështu nëse jeni në mes të një konflikti ose lufte me partnerin tuaj, në fakt mund të jetë një moment rritjeje që do t’ia vlejë në planin afatgjatë.

Nëse po pyesni nëse jeni apo jo në rrugën e duhur, ky numër engjëlli mund të jap siguri. “444 është “ndalo së menduari dhe fillo të besosh” shpjegon Morelli. “Na bën të ditur se është koha për të ndërmarrë veprime dhe vendimet që marrim tani do të jenë të mira për qëllimet dhe suksesin tonë afatgjatë.

Është numri që thotë se gjithçka do të jetë në rregull.” Nëse keni pasur sfida në marrëdhënien tuaj kohët e fundit dhe keni dëshirë të hiqni dorë, 444 mund të jetë një kujtesë për të vazhduar.

“Kur shihni numrin 444, është një shenjë se gjërat po mbillen dhe rrënjët po krijohen rreth jush,” shton Brown. “Mendoni për të ardhmen tuaj dhe gjërat që dëshironi të shihni të lulëzojnë.”

Exit mobile version