Connect with us

HOROSKOPI

Dyshuese dhe të ftohta, këto 3 shenja zodiakale s’i besojnë as vetes

Published

on

Mosbesimi zakonisht manifestohet tek një parashikim për diçka që do të ndodhë në të ardhmen. Ata që nuk besojnë, mendojnë se diçka nuk do të ndodhë në një mënyrë të caktuar: kjo është arsyeja pse ata nuk e japin besimin e tyre. Për shumë njerëz, i njëjti mosbesim është një shenjë frike dhe shqetësimi.

Akrepi

Për një Akrep është shumë e vështirë të ketë besim tek të tjerët, por nëse personi përballë e meriton, do të fitojë besimin e tij të plotë. Akrepi është shumë selektiv dhe shumë pak njerëz ia hapin zemrën. Zakonisht është i ftohtë dhe kalkulues. Duhet të filloni të besoni dhe të flisni pak më shumë me njerëzit e besuar, përndryshe, pasojat do të ndihen edhe tek shëndeti juaj.

Ujori

Kjo shenjë nuk konsideron askënd si të besueshëm. Nëse je në një marrëdhënie me një ujor, mund të kesh shumë pakënaqësi sepse nuk ndihesh i/e qetë. Ujorët nuk i besojnë as vetes së tyre. Për këtë shenjë, bota është plot me të këqij dhe vetëm pak mund të shpëtojnë.

Dashi

Dashët janë llojet e personave që kanë vuajtur me kalimin e kohës dhe kjo gjë ka sjellë shumë trauma në jetën e tyre, duke u mbyllur zemrat e duke i bërë të mos kenë besim te askush. Në një marrëdhënie, për shembull, duhet të kalojnë vite derisa t’i hapen krejtëisht partnerit dhe t’i thonë fjalën magjike ‘Të dua’.