Ritmi i shfrenuar i jetës, oraret e zgjatura të punës, rrjetet sociale.. shumë gjëra na shkaktojnë stres gjatë ditës! Është mungesa e përqëndrimit, ajo puçrra që shfaqet papritur, e shumë shenja të tjera ato që tregojnë ngarkesën tuaj mendore! Akumulimi i stresit shkakton lirimin e radikaleve të lira, çekuilibrimin e hormoneve dhe i gjithë sistemi metabolic ndikohet nga këto ndryshime ! Thuhet se puna e dorës,muzika apo aktiviteti sportive ka një efekt qetësues në sistemin nervor, por duket se jo të gjithë njerëzit relaksohen në të njëjtën mënyrë ! Ndaj Living përmbledh më poshtë të gjitha aktivitetet më të mira anti-stresante për të gjitha shenjat e horoskopit
Dashi: Aktiviteteti sportive/ dilni për vrap
Demi: Aromaterapi/ bëni një dush me vajra esencialë
Binjakët e shkarkojnë stresin përmes të shkruarit
Gaforret duhet të “zhyten” në kujtime për t’u ndjerë mirë. Sigurohuni që këto të fundit të jenë pozitive. Shikoni fotografi të vjetra e do të ndiheni të çliruar
Luani duhet të kënaqë vetën për t’u ndjerë më mirë. Një krehje flokësh, grimi, një shëtitje, lyeni thonjtë dhe hidhni gjithçka pas krahëve ! Për ju është kaq e thjeshtë sa tingëllon, sepse jeni kryelartët e zodiakut
Virgjëresha: praktikoni jogën. Nëse ende nuk e keni provuar, nuk keni asgjë për të humbur ! Madje do të keni vetëm përfitime pozitive
Peshorja që gjen kënaqësinë edhe tek gjërat e vogla të jetës , mjafton të shohë një komedi apo një video për të qeshur dhe harron brenda minutit për çfarë ishtë stresuar apo mërzitur.
Akrepi
Muzika është terapia më e mirë për një akrep të zymtë që mbyllet në vetvete.