Connect with us

Astrologji

Muaji prill po afrohet, Jeni kurioz se cfare thot astrologjia per diten më me fat për 12 shenjat e Horoskopit

Published

on

Prej pak ditësh kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Virgjëreshës,shenjës së fiksuar pas detajeve, rregullave e organizimit ! Me fundin e marsit e po shkojme drejt prillit , një stine e një sezoni të ri, Virgjëreshën e pret një jetë e rë!

Sigurisht shkëlqimin më të madh, një shenjë e ka në muajin e lindjes, por kjo nuk do të thotë që ato tëe tjerat lihen plotësisht në hije.

prill parashikohet të jetë një muaj i mbarë për të 12-a shenjat e zodiakut, ndaj Living do të rendisë më poshtë ditët më fatsjellëse për të gjithë ju!

Virgjëresha- 10 prill
Më në fund do i jepni zgjidhje një problemi të vjetër që ju ka marrë jo pak energji e kohë.

Peshorja- 13 prill
Drejtësia është vendosur ! Do të hiqni nga shpatullat një barrë që e mbanit padrejtësisht

Akrepi – 24 prill
Idetë tuaja do të marrin formë dhe nuk do e besoni sesa të motivuar do të ndiheni për të ndjekur ëndrrat tuaja.

Shigjetari- 4 prill
Do u hapni dyer mundësive të reja dhe do thyeni barrierat që kishit ndërtuar rreth vetes.

Bricjapi- 18 prill
Dilemave tuaja u vjen fundi dhe në dritë të tunelit më në fund do të shihni dritë.

Ujori- (2 shtator)
Mirëqenia juaj vlen më shumë se çdo gjë tjetër, ndaj fokusohuni tek gjërat që ju bëjnë juve të lumtur.

Peshqit-28 prill
Nga larg do ju vijnë lajme të gëzueshme që i keni pritur prej kohësh.

Dashi-23 prill
Kini kujdes se si i bëni pyetjet, përgjigjeni apo i shprehni pakënaqësitë tuaja, sepse mënyra e gabuar mund t’ju hapë më shumë punë nga se keni menduar.

Demi-8 prill
Do të zhgënjeheni nga dikush që ju ka premtuar shumë, por më mirë një fund i dhimbshëm sesa ta ushqeni veten me shpresa e të vuani një dhimbje pa fund.

Binjakët- 22 prill
Fusha e ndjenjave do të jetë ajo e favorizuara këtë periudhë, ndaj përgatituni për surpriza !

Gaforrja- 6 prill

Do të hyni në një fazë të re, që do të ndryshojë mënyrën sesi i shihni gjërat. DO të dilni paksa nga vetja dhe nuk do të jeni aq të sjellshëm me të gjithë (të paktën me ata që nuk e meritojnë)

Luani- 26 prill
Do të ndiheni të pavarur dhe kështu të fuqishëm si do të jeni, do të bëni përpara ! Ndonëse sezoni juaj mbaroi, nuk ju ndal dot askush