Astrologji

Horoskopi javor nga Meri Shehu, ja cila shenjë do të ketë më shumë fat

Published

on

Dashi – 3 yje
Është në një javë shumë e rëndësishme, sepse Dielli futet në shenjën e tyre në datën 20. Me shenjën e Dashit vjen pranvera dhe Dielli do bëjë një lidhje të bukur me Plutonin në Ujor. Pikërisht për këtë apokalips, për këtë ndryshim të madh në jetën e tyre dhe për këtë zhvillim të nëndheshëm, që nuk është i natyrës së tyre, do marrin tre yje. Kujdes me prapaskenat në dashuri ose takimet erotike.
Demi – 2 yje
Do kenë probleme në shoqëri, në qëllime dhe në takime që nuk do finalizohen. Demi do kërkojë një takim serioz, por do shkojnë me shumë vështirësi te ky takim serioz. Do presin tërë javën për të marrë një përgjigje, për të takuar dikë me rëndësi ose për t’iu realizuar një dëshirë dhe Demët nuk do ta realizojnë dot këtë gjë, ose do ta bëjnë me shumë vështirësi.
Binjakët – 4 yje
Lidhja e Diellit me Plutonin në Ujor është shumë e mirë për kontaktet me jashtë, për një punë shumë të rëndësishme, por të fshehtë që do bëjnë, dhe që do arrijnë atje ku duan. Në një takim rreth datës 22 në lidhje me karrierën, do kenë një pengesë shumë të vështirë. Kjo pengesë do t’i detyrojë shumë Binjakë të lindur në 10-ditëshin e dytë të stopojnë, të stresohen ose të bëhen pesimist.
Gaforrja – 3 yje
Kanë një javë spektakolare në lidhje me karrierën. Shumë Gaforre do ngrihen në mënyrë të papritur në karrierë, do marrin një pozicion ose një stimulim shumë të madh. Në lidhje me kontaktet me jashtë dhe me një çështje ligjore, disa Gaforre do të kenë problematika, sidomos ato të lindur në 10-ditëshin e dytë, të cilat, mesa duket, do t’i përjetojnë pak vështirë.
Luani – 4 yje
Kanë një bashkëpunim shumë të rëndësishëm. Do të bëhen pjesë e një plani shumë të rëndësishëm, pjesë e një diçkaje të madhe dhe të fshehtë, por që mund të quhet një organizatë, një bashkëpunim ose një organizatë bamirëse, një organizatë sociale.
Virgjëresha – 2 yje
Afërdita do takohet me Saturnin përballë shenjës së tyre në datën 22 dhe kjo sjell vështirësi në bashkëpunime, me partnerët në çift ose në çështje ekonomike vihet një presion. Kështu që shumë Virgjëreshë duhet të kenë kujdes! Nuk duhet të ndërmarrin vendime të rëndësishme, nuk duhet të prekin tema të rëndësishme ose duhet të jenë shumë të sigurt për ndjenjat e tyre para se të marrin një vendim të madh në jetën e tyre personale.
Peshorja – 3 yje
Janë përballë shenjës së Dashit, janë shenja që do ta shijojnë pranverën. Edhe këta do të kenë lajme shumë të mira ligjore ose një projekt të fshehtë, i cili do vijë si në heshtje, por do të favorizojë Peshoren në një studim, në një komunikim me jashtë, në një plan sekret të tyren ose në një qëllim të madh.
Akrepi – 5 yje
Është java e Akrepave. 5 yje sepse në fushën erotike keni shumë avantazhe. Dje u takua Dielli me Neptunin në Peshk dhe shumë Akrep përjetuan ndjenja të mëdha. Akrepat do kenë fat në dashuri dhe do japin një vendim të rëndësishëm rreth datës 22. Me punën do të kenë lajme të mira1
Shigjetari – 3 yje
Do jenë shenja më erotike e pranverës. Dielli në Dash, në lidhje të bukur me Plutonin në Ujor, do t’ju japë shumë avantazhe, shumë shijime dhe shumë ndjenja të thella e pasione që shumë Shigjetar s’i kishin përjetuar ndonjëherë, por do t’ju sjellë probleme familjare.
Bricjapi – 3 yje
Është një shenjë që deri diku favorizohen nga planetët, sidomos në çështjet familjare, aty do çlirohet një energji e mirë. Por në lidhje me vëllezërit, motrat, farefisin dhe shoqërinë do të kenë një ngërç të rëndësishëm ose një pakapërcim edhe të ndonjë ndjenje të tyren. Pra pësojnë një psikopati të vogël në lidhje me ndjenjat.
Ujori – 4 yje
Marrin pjesë në lidhjen Pluton dhe Diell në Dash. Një ndryshim i madh në jetën e tyre, një kthesë e rëndësishme, e cila në pamjen e parë është e padukshme, por punon gjithmonë poshtë dhe do hapet e do ndriçojë një perspektivë të mirë në lidhje me projektet e tyre.
Peshqit – 5 yje
Dje Neptuni dhe Dielli në shenjën e tyre u takuan, një takim shumë romantik, shumë i këndshëm. Shumë Peshq mund të kenë përjetuar ndjesi të mëdha, por rreth datës 22 disa gjëra fillojnë dhe shtrëngohen ose ai litari që është liruar fillon dhe tërhiqet, kështu që do kenë kujdes për vendimet ose takimet që do bëjnë./panorama.com.al

Exit mobile version