Dashi
Edhe pse marsi është muaji i rikthimit në ritmin e përditshëm, të lindurit nën shenjën e Dashit mund t’i lejojnë vetes edhe disa ditë të tjera pushimi. Planeti i kuq Marsi, nuk ka ndërmend t’ju ngarkojë me kurrfarë përgjegjësie, kështu që shijojini këto momente.
Demi
Në ndryshim nga Dashi, Demi duhet të bëhet gati për një muaj shumë të ngarkuar, sidomos në fushën profesionale. Yjet ju këshillojnë të mos tregoheni të nxituar, t’i bëni gjërat dalëngadalë dhe të mendoheni mirë për hapin e radhës. Mos u frikësoni nga pengesat që mund të hasni rrugës.
Binjakët
Nuk është aspak e lehtë të entuziasmosh një person të lindur në shenjën e Binjakëve, megjithatë Marsi do të sjellë në jetën tuaj shumë energji pozitive. Jeni në fillim të një projekti të ri shumë ambicioz, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në financat tuaja. Këshillë: Shtrini këmbët sa keni jorganin, si dhe mos nxitoni.
Gaforrja
Dihet tashmë që Gaforrja është një ndër shenjat më të ndjeshme të horoskopit dhe Marsi do t’ju ndihmojë që të mos e mbani vetëm për vete dashurinë që keni, por edhe ta ndani me të tjerët.
Luani
Vendosja e Marsit në shenjën e Ujorit, do të rezultojë një sfidë e vërtetë për të gjithë Luanët. Mos lejoni askënd të përpiqet t’ju ndërrojë mendje, sidomos nëse bëhet fjalë për një vendim të rëndësishëm si ndyshimi i shtëpisë apo i vendit të punës.
Virgjëresha
Ka ardhur momenti të ndaleni një moment, të pushoni dhe të shkëputeni nga çdokush e çdo gjë. Keni nevojë të rigjeni ekuilibrin e humbur dhe të zbuloni dimensione të reja të vetes.