Plutoni kthehet te Ujori pas 225 vitesh dhe kjo do të thotë se sjell me vete eksperienca dhe ngjarje që nuk i keni përjetuar kurrë më parë.
Më 28 mars, planeti i rilindjes, kalon nga Bricjapi te Ujori shumë inteligjent. Hera e fundit që ndodhi kjo ishte nga viti 1778 deri në 1798, domethënë gjatë Revolucionit Francez.
Një herë në jetë, pra, dhe çdo shenjë pritet të jetë mjaft e prekur nga ky rikthim. Do të sjellë shumë mundësi, por edhe fillime të reja, emocionuese në marrëdhënie, duke shkaktuar ndjenja të forta dhe të paprecedentë. Mund të sjellë përsëri në jetën tuaj dashuritë e vjetra me një dinamikë të ndryshme që në asnjë mënyrë nuk do të krahasohet me të kaluarën pasi do të sjellë transformim total në gjithçka që prek.
Kjo do të thotë rigjenerim në çdo nivel. Në të njëjtën kohë, Plutoni në Ujor do të nxjerrë në dritë zbulime të mëdha teknologjike dhe shkencore duke e drejtuar botën që të bëhet më e informuar për atë që ka të bëjë me të dhe të përparojë.
Megjithatë, ai gjithashtu vjen për të na shkundur dhe shkatërruar atë që nuk duhet të jetë më me ne, pasi ai mban fuqinë e jetës dhe vdekjes.
Do të lërë shumë hapësirë ??për të bërë fillime të reja dhe për të rilindur nga hiri ynë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të shkaktojë edhe disa obsesione, tradhti, konflikte dhe sjellje destruktive. Zhvillimet gjatë rrugës do të jenë pozitive por do të duhet kohë.
Plutoni do të qëndrojë në Ujor deri më 11 qershor 2024 kur do të kthehet te Bricjapi për herë të fundit. Në janar të vitit 2025 tani do të hyjë përfundimisht në Ujori dhe do të qëndrojë deri në janar 2044.
“