Connect with us

Astrologji

Mos qëndroni të mbyllur në shtëpi…Guxoni! Çfarë thonë yjet për ju sot

Published

on

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, mund të përjetoni disa takime interesante. Mund të harroni një ish që ju ka penguar të përparoni në mënyrën e duhur. Tani shkoni përpara me guxim. Për sa i përket punës, mund të ketë disa keqkuptime me një person të shenjës së Gaforres që duhet të menaxhohen me kujdes dhe në mënyrë të zgjuar.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Mund të ndodhin disa tensione gjatë mbrëmjes me partnerin tuaj, kështu që përpiquni të qëndroni të qetë. Në lidhje me punën, është e rëndësishme të merrni masa. Favorizohen kontaktet, por do të duhet të punoni edhe më shumë për të arritur objektivat.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Ka pak nervozizëm, kështu që mos i nxisni konfliktet dhe përpiquni të distancoheni nga njerëzit që nuk ju sillen mirë. Për sa i përket punës, këtë të shtunë do të ndjeni dëshirën e madhe për të ndryshuar gjithçka.

Me cilën shenjë përshtatesh më tepër në horoskop?
LEXO EDHE:
Me cilën shenjë përshtatesh më tepër në horoskop?
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Nëse ka pasur debate në familje apo me partnerin, do të arrini të rikuperoheni në orët në vijim. Bëni paqe. Për sa i përket punës, do të favorizohen ata që janë në kontakt me publikun, fitimet do të jenë më të mëdha se sa pritej.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Po përjetoni një periudhë të caktuar, beqarët e shenjës ndihen mjaft konfuzë në këto ditë. Kërkoni qartësi dhe paqe. Për sa i përket punës, përpiquni të qëndroni të qetë dhe të numëroni deri në dhjetë para se të flisni

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në fushën e dashurisë me shenjat e Gaforres, Peshqve dhe Akrepit do të ketë disa mundësi të mira. Për sa i përket punës, merrni vendime të guximshme, situatat që kanë qëndruar të ngecura për një kohë të gjatë, në fund mund të ecin përpara. Tregoni guxim.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Këtë të shtunë, mos qëndroni të mbyllur në shtëpi, por shkoni në vende ku mund të takoni një person të rëndësishëm në fushën e ndjenjave. Për sa i përket punës, ka disa mundësi të shkëlqyera që vijnë në mënyrë të natyrshme. Suksesin e tyre do ta përcaktojë aftësia juaj për t’i kapur ato!

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Këtë të shtunë në dashuri mund të ketë shumë tension për t’u menaxhuar, yjet ftojnë maturi dhe qetësi. Për sa i përket punës, mos u përfshini në provokime të kota. Kujdes!

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në aspektin sentimental, përpiquni të qëndroni të qetë dhe mos tregoheni impulsivë me partnerin apo me personin që po takoni. Për sa i përket punës, do të fillojë të ndihet lodhja. Priteni atë.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Nëse jeni beqarë, fokusohuni në punë. Takimet janë të favorizuara në ditët në vijim! Për sa i përket punës, keni më shumë energji, përdorni atë sa më efektivisht për të arritur qëllimet tuaja në kohën më të shkurtër të mundshme.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në sferën e dashurisë, në ditët në vijim do të përjetoni një farë bollëku dhe shtytje emocionale. Ndërsa për sa i përket punës, në fund do të arrini të tërhiqni njerëz që mund t’ju ndihmojnë në përmbushjen e qëllimeve tuaja.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Takimet janë të favorizuara, por mos u bëni shumë selektive! Kur bëhet fjalë për punën, sigurohuni që idetë tuaja të dëgjohen nga të tjerët. Megjithatë, qetësia do të jetë e nevojshme. Durimi është virtyti i të fortëve. Në fund, do të merrni kënaqësi të madhe në çdo fushë.

S.G/Shqiptarja.com