.
A jeni kuriozë të dini se si do të shkojnë këto 7 ditë në frontin e punës dhe sentimental? A do të ketë shenja me fat në dashuri dhe/ose në punë?
Mjafton të zbulojmë, si gjithmonë, çfarë pritet të ndodhë, me parashikimet e astrologut të dashur Paolo Fox.
Horoskopi javor i Dashit
Katër yje për Dashin.
Planetët janë në anën tuaj, kështu që ju mund të shijoni dashurinë dhe të zgjoni pasionin. Ata që po përjetojnë një histori të pakënaqshme nuk duhet të shqetësohen sepse favorizohen takime të reja. Dielli dhe Hëna janë me ju, veçanërisht të dielën e 9 prillit 2023.
Në punë, pas një periudhe pasigurie, tani mund të merrni frymë lirisht: Marsi është në dizavantazh me shenjën tuaj, por nuk duhet të keni frikë, sepse do të arrini t’i shpëtoni dhe të kapërceni të gjitha keqkuptimet!
Horoskopi javor i Demit
Pesë yje për Demin.
Afërdita është në anën tuaj, kështu që ju mund të lundroni të sigurt në sferën e ndjenjave. Qielli premton gjëra të mëdha, sidomos deri në fund të muajit. Po sikur t’i përkushtoheshit edhe një lidhjeje me kohë të pjesshme, një lidhjeje rastësore?
Në punë, përpiquni të ecni përpara: keni disa përgjegjësi, por viti është premtues. Thjesht duhet të bëni pak durim!
Horoskopi javor i Binjakëve
Katër yje për shenjën e Binjakëve.
Afërdita do të jetë në anën tuaj nga java që po nis, ndaj situata është intriguese. Mundohuni të hiqni dorë nga nostalgjia e tepërt dhe të harroni të kaluarën. Nga ana tjetër, miqësitë mund të bëhen të rëndësishme, veçanërisht me ata që kanë lindur nën shenjën e Ujorit dhe Peshores.
Në punë, nëse duhet të planifikoni diçka, përpiquni ta bëni sa më shpejt. Java është interesante, por Hëna do të jetë me ju nga e mërkura 5 prill!
Horoskopi javor i Gaforres
Tre yje për Gaforren.
E shkuara ju ka lënë përshtypje të keqe, jeni paksa si të djegur dhe nuk e lini dot pas dashurinë që keni përjetuar. Mundohuni t’i bëni gjërat të qarta, veçanërisht të mërkurën: para se të mendoni për dashurinë, qartësoni zemrën tuaj.
Në punë, periudha është paksa stresuese, ju është dashur të përballeni me disa shqetësime, por mos u shqetësoni: e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë të shkëlqyera!
Horoskopi javor i Luanit
Tre yje për shenjën e Luanit.
Historitë e porsalindura po kalojnë një kohë të vështirë, por përpiquni të prisni javën tjetër përpara se të nxitoheni për të dalë me vendime drastike. Kujdes nga lodhja të premten, tani keni prioritete të tjera.
Në punë jeni pak në ankth, por duhet të bëni durim sepse Afërdita dhe Mërkuri janë në kahe të kundërta mes tyre dhe ndikojnë në shenën tuaj. Më mirë mendoni me kujdes, mos u përfshini shumë, sidomos përpara se të merrni një vendim!
Horoskopi javor i Virgjëreshës
Pesë yje për Virgjëreshën.
Afërdita është në anën tuaj, qielli ju buzëqesh, kështu që gjërat i keni mirë në dashuri. Por ju jenë bërë si syshkabë, po zhuriteni nga dyshimet dhe është koha të thoni mjaft me problemet që supozuni, duhet të kapërceni dyshimet dhe të ecni përpara, sidomos të dielën 9 prill.
Në punë po vjen një kohë e mirë: deri në fund të muajit do të arrini të zgjidhni gjithçka, për të nisur projektet tuaja. Mos harroni se, që gjërat të bëhen, duhet të përfshini veten në “lojë”!
Horoskopi javor i Peshores
Katër yje për Peshoren.
Hëna është në anën tuaj, veçanërisht të mërkurën, kështu që mund ta lini veten të shtyheni drejt dashurisë e të përthitheni nga emocionet. Mundohuni të kapërceni të kaluarën dhe problemet e vështira që keni përjetuar dhe vazhdojnë ju rrinë si çekan mbi kokë.
Në punë, qielli premton gjëra të mëdha, edhe pse Jupiteri është në opozitë, sepse çër fat të mirë, do të jetë jo për shumë kohë.
Horoskopi javor i Akrepit
Tre yje për shenjën e Akrepit.
Në dashuri përpiquni të relaksoheni, ta lini veten të shkoni pas pasionit. Ju jeni duke dashur dikë, por keni dyshime që ju brejnë dhe jeni gati ti shfaqni. Por duhet të keni kujdes se çfarë thoni: edhe fjalët mund të lëndojnë dhe duhet t’i përdorni mirë ato.
Në punë, realiteti është ndryshe: ndryshimet janë të pashmangshme, thjesht duhet të kuptoni se si të lëvizni.
Horoskopi javor i Shigjetarit
Tre yje për shenjën e Shigjetarit.
Në dashuri, dy muajt e fundit kanë qenë paksa të vështirë, por tani doni të vazhdoni përpara dhe të rishkruani një kapitull të ri. Megjithatë, përpiquni të ruani qetësinë dhe mendoni me kujdes përpara se ta lini veten të zhyteni në diçka të re.
Në punë Jupiteri është në anën tuaj, ndaj mund të përfitoni nga situata. Kushdo që drejton një biznes mund të marrë frymë lehtësisht dhe të fillojë të ndëshkojë njerëz të pandershëm, dinakë dhe ziliqarë!
Horoskopi javor i Bricjapit
Pesë yje për Bricjapin.
Epo në dashuri, periudha është interesante. Përpiquni të qëndroni të qetë dhe të keni njëfarë sigurie përpara se të ndërmerrni diçka. Mos humbisni kohë: duhet të bëni njohje të reja dhe dita ideale është e diela.
Në punë janë gati të mbërrijnë kënaqësi të mëdha: duhet të ktheni faqen dhe të ecni përpara. Më në fund, pas kaq shumë sakrificash, shpërblimet janë afër!
Horoskopi javor i Ujorit
Katër yje për Ujorin.
Në dashuri përpiquni t’i mbani larg polemikat. Për disa, favorizohen marrëdhëniet me kohë të pjesshme. Jeni pak xhelozë, ndaj më mirë shmangni komplikimet. Nëse keni xhan dikë, përpiquni të bëni pak durim me të.
Në punë, ka diçka të çuditshme në ajër, duhet të vlerësoni idetë tuaja dhe së shpejti do të vijnë rezultate të rëndësishme. Mos harroni: duhet të bëni atë që ju pëlqen më së shumti!
Horoskopi javor i Peshqve
Pesë yje për Peshqit.
Në dashuri, surprizat janë afër, yjet ju buzëqeshin. Mundohuni të harroni të kaluarën, ecni përpara. Dita e mirë është aio e Premte kur Hëna do të jetë në anën tuaj.
Në punë keni dëshirë të bëni një ndryshim në jetën tuaj dhe të mbyllni hesapet me të shkuarën. Po për rishikimin e rolit tuaj? Me pak fjalë, duhet të angazhoheni dhe kënaqësitë nuk do të mungojnë! /noa.al