Astrologji

“Nami me këto shenja e thënë nga Astrologu Jorgo Pulla.

Published

on

Dashi – 3 yje
Nesër Dashi ka informacione,vendime të zgjuara, lëvizje interesante, fat në marrëveshjet ekonomike e tregtare, fat në energji. Do çlirojë diçka nga vetja që nuk ia njihte, që mund të jetë një ide e re, bashkëpunim apo mundësi e re. Kujdes nga Marsi në Gaforre sepse nuk i bën mirë Dashëve, Peshoreve e Bricjapëve në përgjithësi sepse shenjat kardinale marrin një lloj tronditjeje nga Marsi në Gaforre.

Demi – 2 yje
Këtë javë marrëveshjet në Dash janë prapaskena për Demin, për Dashët janë iniciativa e mundësi. Gjithë ky stelium të rrijë në një shtëpi të fshehtë siç është Dashi për Demin tregon që nuk shprehen dot. Afërdita në Dem takohet me Uranin, surpriza të mëdha në jetën erotike, shpeshherë mund të jenë të këndshme por edhe të papritura jo shumë të këndshme, ndarje ose rrëshqitje nga baza.

Binjakët – 1 yll
Satruni në Peshk tashmë po jep lëkundjet e mëdha në lidhje me karrierën, pavendosmëritë e tyre, por Marsi në Gaforre dhe takimi me Saturnin mund t’iu japë një avantazh këto ditët e para të javës që mund të bëjë një marrëveshje të mirë dhe të kthjellohen.

Gaforrja – 3 yje
Marsi është në shenjën e tyre, planeti i luftës kurse Gaforrja udhëhiqet nga Hëna, është lunatike, e ndjeshme. Duhet të kenë kujdes në mënyrën si komunikojnë, vendimet si i marrin, si planifikojnë dhe nervozizmin. Do dalin më luftarake se sa duhet në këtë kohë. E rëndësishme është që takohet Marsi me Saturnin dhe i jep një lajm ligjor të mirë dhe mundësi për të kontaktuar, udhëtuar dhe pse jo, dashuruar.

Luani – 4 yje
Afërdita takohet me Uranin në Dem dhe për Luanët do të thotë një kthesë e mirë në lidhje me karrierën. Luanët që janë një shenjë e dashurisë, nuk do t’i thonë jo një ngjarje apo evenimenti që për të tjerët mund të quhet një pakujdesi apo të luash me fatin.

Virgjëresha – 4 yje
Gjithë takimet që bëhen në Dash për çështje ekonomike nesër janë shumë të mira. Kujdes nga kontaktet dhe bashkëpunimet me Demët sepse mund të kemi një rrëshqitje të vogël.

Peshorja – 4 yje
Të kenë kujdes nga Marsi në Gaforre që tenton të prishë disi ekulibrat familjarë dhe të karrierës e t’i përballë me një epror të vështirë, por gjithsesi nesër bëhet një bashkëpunim i mirë ose do të jepet dora për një martesë apo marrëveshje shumë të rëndësishme në jetën e tyre.

Akrepi – 5 yje
Përballë shenjës së tyre ndodhet Afërdita me Uranin që bën një kthesë të rëndësishme në jetën në partneritet, në martesë. Kemi martesa, lidhje, dashuri të reja, bashkëpunime shumë të fuqishme dhe punë, do kenë projekte dhe oferta të mira.

Shigjetari – 4 yje
Kanë një ndryshim të mirë në lidhje me punën. Do vlerësohen ekonomikisht ose do ndjehen të dashuruar me punën e tyre dhe përditshmëria do marrë një freskim, një ajër të mirë, një humor të këndshëm, por edhe me shëndetin do ndjehen që gjërat po shkojnë mirë. Do kenë edhe një takim shumë romantik në dashuri nesër.

Bricjapi – 2 yje
Marsi përballë shenjës së tyre në Gaforre bëhet shumë antagonist dhe një projekt ose problematikë familjare do t’i nxjerrë nga qetësia e tyre. Mund të kenë nervozizëm në familje dhe në karrierë, me eprorët të kenë kujdes ose të mos nxitojnë shumë me makina apo veprimet e tyre. Të ruajnë qetësinë sepse janë momente nervozuese për Bricjapët.

Ujori – 4 yje
Planeti i tyre, Urani takohet me Afërditën dhe është një takim fatlum që sjell dashuri, para, fat, qetësi, bukuri, harmoni dhe çdo gjë që mund të ndodhë gjithnjë për mirë. Afërdita gjithnjë është joshëse dhe e bukur.

Peshqit – 3 yje
Do bëjnë një hapje shumë të mirë ekonomike nesër, shumë të zgjuar. Sa më të zgjuar të jenë, mund të bëjnë një marrëveshje shumë të mirë ekonomike. Saturni në Peshk bën një lidhje shumë të bukur me Marsin në Gaforre dhe Peshqit do favorizohen erotikisht nesër. Kujdes nga lidhjet e shkuara që mund të tronditen në dashuri.

Exit mobile version