Connect with us

Astrologji

Horoskopi i Paolo Fox, e premte 12 Prill 2024. Për të gjitha shenjat e zodiakut

Published

on

Horoskopi i Paolo Fox është një mundësi e pa humbur për t’u informuar për të gjitha të rejat që lidhen me botën e astrologjisë, kalimet e planetëve të rëndësishëm dhe ngjarjet më me ndikim astral.

Çdo ditë astrologu italian formulon vëzhgime astrologjike për dashurinë, punën dhe shëndetin për të dymbëdhjetë shenjat e zodiakut.

Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox këtë të premte 12 do të keni një gjendje shumë të favorshme astrologjike. Vetëm ata që kanë shumë detyra apo gjëra për të bërë ose së fundmi janë zemëruar mund të ndihen pak të dëshpëruar. Do të duhet shumë durim në marrëdhëniet me Bricjapin dhe Gaforren.

Demi: Nesër do të bëni mirë të përfitoni nga energjia që do t’ju ofrojnë yjet për të provuar të sprovoni veten, të transformoni jetën tuaj për mirë. Për sa kohë që Jupiteri është në shenjë, do të keni mbështetjen e tij për të gjetur mënyra të reja për të dalë nga problemet dhe marrëdhëniet që janë konsumuar nga koha.

Binjakët: Këtë të premte 12, fakti që Marsi ndodhet te Peshqit mund të zgjojë njëfarë nervozizmi ose një irritim të brendshëm tek ju. Për pjesën tjetër do të keni yje dashamirës që do t’ju ndihmojnë të rifitoni gradualisht dëshirën për të kompensuar kohën e humbur. Takimet e reja janë të preferuara.

Gaforrja: Nesër mund të përballeni me njerëz jo të besueshëm ose disa vonesa irrituese. Mos u zemëroni me veten nëse jo gjithçka shkon mirë gjatë kësaj periudhe. Vështirësitë që hasni me të tjerët nuk janë faji juaj. Nga gjysma e dytë e muajit gjërat do të fillojnë të përmirësohen.

Luani: Terreni po përgatitet ngadalë: duke filluar nga qershori do të filloni një fazë të re, shumë më premtuese të jetës tuaj. Ata që kanë ambicie të mëdha, ata që po i vënë vetes synime të rëndësishme, do të kënaqen më së voni pas dy muajsh. Ndjenjat e larguara mund të rikthehen.

Virgjëresha: Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, nesër do t’ju duhet të përballeni me një Hënë disonante dhe një Mars në kah të kundërt: do të ndiheni ca të lodhur, por jo ndonjë hata. Kujdes, është më mirë të mos e trazoni shumë familjen.

Peshorja: Po përjetoni një transformim të thellë në jetën tuaj. Nuk duhet të rezistoni, por lërini ngjarjet të marrin rrjedhën e tyre. Në muajt e ardhshëm do të filloni të jetoni krejtësisht ndryshe nga e kaluara. Pritini të gjitha degët e thata nga “pema” juaj.

Akrepi: Këtë të premte, me afrimin e pasdites, do të filloni të ndiheni më mirë, të gjitha dyshimet dhe pasiguritë do të fillojnë të shpërndahen. Kjo pritet të ndodhë në sajë të ndryshimit të Hënës tek Binjakët. Shmangni zemërimin me ata që ju rrethojnë dhe përkundrazi përqendrohuni te puna.

Shigjetari: Marsi në një aspekt disonant mund t’ju shkaktojë disa shqetësime të vogla, ndoshta nuk do të arrini të bëni gjithçka që dëshironi tani. Ata që kanë rreth tyre njerëz jo fort transparentë dhe që kufizojnë veprimet e tyre, mund të ndjejnë tension në rritje.

Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër do të jetë një ditë tjetër që mund të vërë në provë durimin tuaj të madh. Nëse takoni një partner ose bashkëpunëtor jo të besueshëm, mund të keni vështirësi për të ruajtur qetësinë. Do të duhet kujdes i dyfishtë.

Ujori: Hëna te Binjakët mund të rezervojë një surprizë të mirëpritur për ju në mbrëmjen e kësaj të premteje. Këto janë ditë të rëndësishme për ata që duan të zhvillojnë krijimtarinë e tyre, të fillojnë projekte të reja ose të kultivojnë një miqësi. Disa do të ndiejnë nevojën për të hequr qafe një marrëveshje të mërzitshme dhe për t’u marrë me diçka tjetër.

Peshqit: Nesër do të ketë nga ata që do të ndihen pak të lodhur, nga ata që do të kenë ndjesinë e pakëndshme për të bërë shumë dhe për të arritur pak. Hëna në disonancë mund të përforcojë një shqetësim të caktuar: Është më mirë të shtyni vendimet më të rëndësishme për ditët në vijim. Kujdes nga marrëdhëniet me Virgjëreshën dhe Shigjetarin. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajme të sugjeruara
Transmetuar më 11-04-2024, 17:02
Share on Facebook
Tweet
Linkedin
Viber
Whatsapp