Astrologji

Javë e mbarë, por dhe kujdes për këto shenja… / Horoskopi javor 22-28 prill nga Jorgo Pulla

Published

on

‘Kujdes në gjërat që doni më shumë’ Jorgo Pulla paralajmëron / Ja cilat janë shenjat më të favorizuara dhe cilat duhet të jetë më të vëmendshme sipas astrologut Jorgo Pulla në këtë javë të fundit të Prillit

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV me moderatore Androniki Kolka ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla që bëri një parashikim të detajuar për javën e katërt të këtij muaji, 22-28 prill për të gjitha shenjat e zodiakut. “Do të jetë një javë në përgjithësi e mbarë, e favorizuar në çështjet e punës, në çështjet ligjore, dhe në fushën e dashurisë. Kujdes në gjërat që duam më shumë dhe vëmendje duhet të tregoni në mbylljen e çështjeve të së shkuarës” thekson Jorgo, pasi është një javë plot mundësi dhe zhvillime dinamike që do të prekin të gjitha fushat, veçarërisht punën dhe karrierën. Por si është renditja e kesaj jave sipas astrologut të njohur? Cilat shenjat duhet të kenë pak më shumë kujdes se të tjerat? Po në dashuri kush favorizohet më shumë?

Peshorja, në vendin e 12-të

Kjo javë është pak e vështirë për ju Peshore dhe motoja është ‘eci avash sepse nxitoj’ që do të thotë se duhet të keni pak vëmendje më tepër në çështjet e rëndësishme të punës suaj, ndërsa fusha ekonomike është në anën më të mirë dhe më pozitive të javës. Kujdes ju duhet vetëm në shpenzime, pasi dashuria është në rrugë të mbarë dhe mirë është që të merrni vendime në këtë javë se ka shumë ndikime pozitive. Kjo javë favorizon lidhjet dhe ato më perfekte janë me Dash dhe me Ujor, ndërsa ditët më të mira janë e hëna, e mërkura dhe e premtja.

Dua Lipa flet për luftën në Kosovë: Miqtë kanë humbur anëtarë të familjes, iu dogjën shtëpitë
LEXO EDHE:
Dua Lipa flet për luftën në Kosovë: Miqtë kanë humbur anëtarë të familjes, iu dogjën shtëpitë
Dashi, në vendin e 11-të

Në këtë javë duhet të bëni kujdes në shpenzime, sepse do ju jepen shumë mundësira në blerje apo fusha të tjera. Bëni kujdes, mos shpenzoni më shumë se sa duhet para, pasi nuk është moment i mirë. Dashuria është në një udhëkryq, por pas ditës së enjte më ndryshe duket se do të jetë situata. Më kujdes duhet të tregohet me shenjat si Dem dhe Bricjap, ndërsa ditët më të mira janë e hëna, e shtuna të cilat janë shumë pozitive dhe për lidhjet afatgjata.

Binjakët, në vendin e 10-të

Në këtë javë kërkohet pak vëmendje në punën tuaj, sepse disa fjalë mund t’ju shqetësojnë dhe të bëjnë që të debatoni me persona të ndryshëm, të cilët kanë role kyçe në punën tuaj si punëdhënës apo drejtues. Mos i vini re fjalëve të pa baza se do të prishni emrin tuaj! Më mirë është të dëgjoni dhe të veproni sesa të flisni dhe të nxitoni. Dashura ka një ndikim pozitiv tek ju, sidomos një lidhje afatgjatë me Peshk shkon në fejesë. Koha më e mirë për ju janë e marta dhe e enjtja.

Virgjëresha në vendin e 9-të

Koha dhe momenti është ai që ju bën të ecni të sigurtë në këtë javë edhe pse keni kaluar disa vështirësi të vogla ndikuar dhe nga planetet. Ndikimet do të jenë pozitive për këtë javë ku Mërkuri dhe Jupiteri do japin disa sinjale dhe do ia dilni. Dashuria duket se kërkon më shumë vëmendje sidomos me shenjat si Demi dhe Shigjetari. Duhet të tregoni kujdes nga keqkuptimet apo bisedat e rëndësishme, ndërsa ditët më të mira për ju janë e hëna dhe e premtja.

Ujori në vendin e 8-të

Mundohuni që të jeni sa më të vendosur në çështjet që keni për të zgjidhur në këtë javë, pasi është java ku mbyllni të shkuarën një herë e mirë. Ana e punës ka disa të papritura të vogla, por janë të zgjidhshme. Bëni kujdes në planet që keni! Dashurinë duket se e keni lenë disi në hije, por mundohuni nga e mërkura ku Hëna e plotë ndriçon vendet e errëta dhe ju tregon shtigjet nga duhet të kaloni. Lidhjet me Dem dhe me Peshore janë perfekte, ndërsa ditët më të mira janë e hëna, e premtja dhe e diela.

Shigjetari në vendin e 7-të

Një javë me shumë punë dhe shumë lodhje, por jepini pak kohë vetes tuaj sepse edhe puna e tepërt dëmton, kështu që pak më kujdes sepse do të keni mjaft çështje për të mbyllur dhe kjo javë i ka të gjitha dhe lodhjen dhe vendimet e rëndësishme që do të merrni. Suksesi varet shumë nga ju dhe jo nga të tjerët që duan t’ju nxisin që të dalë fjala e tyre. Sa i takon financave, ekonomia është e mirë, nuk ka diçka për t’u shqetësuar, ndërsa dashuria është në rrugë të mbarë sidomos lidhjet me Virgjëreshë, Peshk dhe Dem. Ditët më të mira janë e hëna dhe e premtja.

Peshqit në vendin e 6-të

Edhe pse kjo javë është shumë pozitive, është në të mirën tuaj që çdo informacion në lidhje me punën t’a shikoni me kujdes se jo çdo gjë që të tjerët dëshirojnë t’ju ofrojnë është e realizueshme, pra vëmendje. Ekonomia është në rritje dhe jo diçka shqetësuese, ndërsa tek dashuria pak kujdes ditën e mërkurë me Hënën e plotë në Akrep, pasi jepen disa mesazhe që duhet t’i merrni seriozisht. Dashuria është në rrugë të mbarë, sidomos me Dash dhe me Virgjëreshë. Dita më pozitive për ju Peshq është e marta dhe e diela.

Bricjapi në vendin e 5-të

Është në të mirën tuaj në këtë javë të bëni lëvizjet e duhura në fushën e punës dhe në atë ekonomike, pasi nuk do të mungojnë disa oferta që duhet të keni kujdes, prandaj shikojini mirë para se të vendosni, sepse janë pak me spec. Vëmendje më tepër duhet të tregojë dhjetëditëshi i parë i Bricjapit në fushën e ekonomisë, por nuk duket se do keni diçka për t’u shqetësuar. Në dashuri është koha dhe momenti për të vendosur dhe mund të shkoni në fejesë. Lidhjet sidomos me Binjak dhe Gaforre janë më favoritet, ndërsa dita më e mirë është e diela.

Luani në vendin e 4-rt

Është në të mirën tuaj që të merrni vendime të rëndësishme në fushën personale që kanë të bëjnë me biznesin dhe me disa telefonata që lidhen me punën. Duhet të tregoni pak kujdes në zgjidhjet që do të bëni për një problematikë, sepse ndryshe flitet ndryshe do të veprohet. Në aspektin e dashurisë është një javë e mire, pasi do të keni një Hënë të plotë. E mërkura ju jep shumë shanse në vazhdimësi që do të thotë zyrtarizim të një lidhjeje, ku më të mirat janë me Binjak dhe me Peshore, ndërsa dita më e mirë është e enjtja.

Akrepi në vendin e 3-të

Për ju të shenjës së Akrepit duket se është java e spastrimeve, e ndryshimeve dhe mundësive. Mund të keni një lëvizje nga vendi i punës, por kjo nuk ju ndikon negativisht, përkundrazi ju jep mundësi të reja punësimi në profilin tuaj. Dashuria kërkon vëmendje sepse duhet vendosmëri dhe vullnet për të arritur qëllimet tuaja. Lidhjet që do të kenë vazhdimësi do të jenë me shenjat si Dem dhe Akrep i dhjetëditëshit të parë, si dhe me Peshk. Hëna e plotë e së mërkurës në shenjën tuaj ju jep shanse dhe mundësi në stabilizime dhe ndryshime. Dita më e mirë është e hëna dhe e shtuna.

Gaforrja në vedin e 2-të

Një javë dhe periudhë e mirë në mbyllje të çështjeve të vjetra. Koha është në anën tuaj dhe ka për t’ja vlejtur në vazhdimësi. Kohë e mirë në biseda pune, sidomos të mërkurën dhe të enjten, pasi mund të mbyllni çështje të lëna pezull. Dashuria është në plan të parë në këtë javë dhe do të keni stabilizime në lidhje të rëndësishme siç janë me Dash dhe me Ujor. Ditët më të mira janë e mërkura dhe e diela.

Demi në vendin e 1-rë

Hëna e plotë në shenjën e Akrepit ndihmon shumë në këtë javë dhe më specifikisht ditën e mërkurë, pasi mund të bëhet dita e plotësimit të ëndrrave që keni. Puna është në plan të parë dhe keni shumë mundësi të reja që do ju favorizojnë në vazhdimësi. Dashuria është ajo që ju bën të ndiheni të plotësuar dhe me një të ardhme të ndritur. Në aspektin e dashurisë lidhjet më fantastike duket se janë me Akrep dhe Ujor, ndërsa ditët më pozitive janë e hëna dhe e premtja që është dhe dita juaj.

MC/Shqiptarja.com

Exit mobile version