Astrologji

Doni “burrë për shtëpi”? Astrologjia rekomandon këtë shenjë të Horoskopit

Published

on

Të gjesh njeriun e jetës është punë e vështirë, por astrologjia me truket e saj arrin të na jap disa tipare të personave që rezultojnë të vërteta në afatgjatë. Të gjitha shenjat e zodiakut kanë veçantinë e tyre, por kur vjen puna për të gjetur “grua për shtëpi” ose “burrë për shtëpi”, astrologjia ja vë gishtin Gaforres. Më tej gjeni një përshkrim më të detajuar të kësaj shenje dhe ca arsye përse do ju bëj të jetoni si në ëndërr.

Simboli i Gaforres në Zodiak përfaqëson gjoksin, nënën, këmbët e gaforres dhe emocionet.

Personat e kësaj shenje kanë natyrë komplekse. Janë të dashur, intuitiv dhe të dhënë pas familjes por në të njëjtën kohë ngrihen për atë që ju takojnë, dëshirojnë të arrijnë shumë në jetë dhe nuk e mendojnë dot që mos të kenë një karrierë, dhe shpesh ky polarizim i bën të tjerët ti shohin si të paqendrueshëm, por në fakt ata kërkojnë gjithçka nga jeta.

Atyre ju pëlqejnë e vjetra dhe kjo duket dhe në dashurinë për gjërat antike. Ata respektojnë të gjitha brezat dhe janë shumë të dhënë pas kujtimeve. Ata i pëlqejnë njerëzit dhe përpiqen të jenë gjithmonë pranë dikujt që ka nevojë.
Kjo shenjë do të përcaktohej si agresive-pasive. Ata zgjedhin heshtjen për të treguar që ke bërë diçka për ti mërzitur. Nuk duan të shprehen, preferojnë të jenë të tjerët që të duan të sqarojnë problemin, dhe kur vjen momenti shpërthejnë. Kjo shenjë mban shumë emocione brenda kështu që nuk është e thjeshtë ti kontrolloj, për këtë arsye shpërthen pa e kuptuar dhe menjëherë nëse e cënon aty ku i dhëmb.

Exit mobile version