Dashi
Jeni gjithmonë në nxitim, duhet të gjeni kohën për dashurinë. Është një moment në punë ku të gjithë ju admirojnë dhe ju respektojnë. Vazhdoni kështu.
Demi
Bëni kujdes sepse mund të keni disa mosmarrëveshje me partnerin. Në punë ka gjithmonë shumë nervozizëm por përpiquni të qëndroni sa më të qetë.
Binjakët
Nëse jeni beqar, kjo është koha e duhur për të bërë njohje të reja. Në punë mundohuni të punoni më shumë edhe sepse nuk do mungojnë kënaqësitë.
Gaforrja
Në dashuri është një periudhë pozitive dhe nëse nuk jeni në gjendje të gjeni një partner, ndoshta kjo është vetëm sepse nuk po e vini veten në një pozicion për ta bërë këtë. Në punë gjithçka po shkon mirë dhe prisni lajme të mira nga muaji i ardhshëm.
Luani
Kjo ditë është e bukur për dashurinë edhe nëse jeni gjithmonë me nxitim. Në punë, përpiquni të distancoheni nga njerëzit negativë.
Virgjëresha
Kohët e fundit ju ka munguar dashuria, ndaj përpiquni ta kompensoni. Në punë ka pakënaqësi dhe ndoshta jeni pak të lodhur dhe të pamotivuar.
Peshorja
Ky qiell i bukur iu bën me iniciativë dhe plot dëshirë për të dashuruar. Në punë jeni gjithmonë shumë të përkushtuar edhe nëse rezultatet ju mungojnë për momentin.
Akrepi
Në dashuri nëse prisni një rikthim, do të shpërbleheni nga këta yje. Disa lajme vijnë në punë pas një periudhe të gjatë ngecjeje.
Shigjetari
Ka ardhur koha t’i kushtoni energjitë tuaja partnerit. Megjithatë në punë jeni plot angazhime dhe kjo po ju lodh pak.
Bricjapi
Kjo ditë është shumë interesante për dashurinë, një periudhë e shkëlqyer. Në punë, kushtojini vëmendje disa pengesave.
Ujori
Nëse keni dyshime në dashuri, përpiquni t’i zgjidhni dhe kuptoni nëse keni në krah personin e duhur. Një fazë e re rikuperimi fillon në punë.
Peshqit
Po përjetoni një moment të bukur në dashuri ku ndiheni më të dashuruar se kurrë. Gjëra të reja vijnë në punë veçanërisht për ata që kanë kohë që presin një promovim./ CNA