Horoskopi i Paolo Fox është një mundësi për t’u informuar për të reja që lidhen me botën e astrologjisë, kalimet e planetëve të rëndësishëm dhe ngjarjet më me ndikim astral.
Çdo ditë astrologu i dashur italian përgatit pasqyrën astrologjike për dashurinë, punën dhe shëndetin për dymbëdhjetë shenjat e zodiakut dhe sillen nga noa.al përmes transkriptimit të transmetimit radiofonik në radio Lattemiele.
Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox këtë të mërkurë 29 do të keni një Hënë të shkëlqyer për t’ju dhënë frymëzim dhe intuitë brilante. Sigurisht, nuk do t’i zgjidhni të gjitha problemet me një të rënë të lapsit, por tani e tutje mund të çliroheni nga problemet dhe tensionet që u futët në telashe serioze në të kaluarën. Ju pret një verë shumë premtuese.
Demi: Mund të ndiheni sikur jeni në një fazë konfuze dhe komplekse: nga njëra anë keni pasur një të kaluar të sigurt të cilën megjithatë nuk mund ta rikuperoni më, nga ana tjetër një e ardhme e pasigurt, e cila ju është bërë e frikshme. Shumë Dema do të duhet të bëjnë një zgjedhje radikale pune deri në fund të qershorit, duke vendosur nëse do të vazhdojnë apo jo një projekt apo bashkëpunim.
Binjakët: Këtë të mërkurë do të keni Diellin, Venusin dhe Jupiterin në shenjën tuaj, e gjithashtu, Marsin dhe Hënën të favorshme: më në fund do të jeni në gjendje të ktheheni “on top” në jetën tuaj dhe ta drejtoni atë atje ku dëshironi. Do të arrini të kapërceni çdo vështirësi të hasur deri tani, qoftë edhe ato të natyrës fizike apo që lidhet me raportet personale.
Gaforrja: Duhet të filloni “mbjelljen” duke pasur parasysh periudhën mes mesit të qershorit dhe fillimit të qershorit, një periudhë që premton të jetë vërtet premtuese, si në punë ashtu edhe në dashuri. Tani rilindja juaj është e arritshme: filloni të hidhni sytë përreth.
Luani: Duhet të përfitoni nga këto ditë të fundit të majit për të rimbushur bateritë dhe për t’u rikthyer në formë të mirë fizike, sepse pritet të jetë një muaj me beteja dhe sfida të ashpra. Vera është pranë nesh dhe do të sjellë momente emocionuese për shumë të lindur në shenjën e Luanit.
Virgjëresha: Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, këtë të mërkurë 29 mund të ndjeni një dozë lodhjeje, si dhe pak konfuzion që duket se vjen për shkak të angazhimeve të shumta që po përpiqeni të kryeni. Yjet paralajmërojnë: organizohuni në atë mënyrë që të mos bëni takime delikate të enjten dhe të premten, sepse Hëna e kundërt mund t’ju trokasë.
Peshorja: Këto janë yje që ju ftojnë të rinovoni thellësisht jetën tuaj, si atë sentimentale ashtu edhe atë të punës, duke hedhur hapat pa frikë. Ju nuk duhet të shikoni prapa ose të ricikloni një flakë të vjetër. Të merresh prapë me një lot të derdhur nuk është lëvizja më e mirë për të bërë tani. E ardhmja juaj mund t’ju sjellë diçka shumë më të mirë.
Akrepi: Një tjetër ditë me një hënë të keqe e cila mund të sjellë tensione të reja, në familje dhe në punë. Mes keqkuptimeve, fjalëve të shqiptuara gabimisht dhe vështirësive financiare, rrezikoni të keni debate të ashpra. Bëni kujdes!
Shigjetari: Të mërkurën 29 mund të ndiheni ende shumë të zemëruar, sepse një projekt i fundit nuk po fillon, e sakaq, ka polemika që ju përfshijnë ose duhet të mbroni veten nga sulmet e jashtme. Mundohuni të rikuperoni pak më shumë qetësi, përpiquni të shkëputni trurin tuaj nga tensionet.
Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox të mërkurën 29 duhet të përpiqeni të riktheheni në lojë në dashuri, sepse mund të keni një takim të veçantë. Jeni gati të filloni një qershor shumë të rëndësishëm: gjysma e parë e muajit do të karakterizohet nga fitore dhe veprime, e dyta nga relaksim dhe reflektime.
Ujori: Tani e tutje lajme të mira dhe ndryshime pozitive do të jenë të mundshme, në sajë të yjeve në aspektin favorizues. Në dashuri mund të vendosni se çfarë të bëni: nëse do të shëroni një marrëdhënie apo do ta përfundoni atë dhe të shikoni përreth. Favorizohet puna kreative dhe iniciativat e reja.
Peshqit: Ditët e fundit të majit mund të nxjerrin në pah dyshime ose, akoma më keq, t’ju bëjnë të debatoni sërish me një person. Në dashuri do të bënit mirë të jeni më të kujdesshëm dhe të shmangni tërheqjen e tepërt të litarit, përndryshe rrezikoni të prishni gjithçka. Do të duhet të jeni të duruar: konfirmimet do të vijnë, por pas datës 10 qershor. /noa.al