Connect with us

Astrologji

Këshillat e horoskopit për javën: Demi t’i shmanget përtacisë, Peshqit mesazheve..

Published

on

Astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Krisanthi Kallojeri shpjegon se vetëm dy ditët e para të javës nuk janë favorizuese, ndërsa përgjatë saj secila prej shenjave do të ketë mundësinë të zgjerojë fushën e veprimit në aspektin që dëshiron.

Dashi – Kjo javë dhe Hëna e plotë përballë jush te Peshorja ju fton të përqendroheni te marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Kjo periudhë dhe veçanërisht kjo javë është e përshtatshme të gjeni njeriun tuaj, në jetën personale por njëkohësisht të gjeni bashkëpunëtorin i cili do të ndikojë në zhvillimin dhe në përparimin tuaj. Lini mënjanë dyshimet që keni e planet dhe veproni. Sot e nesër mos bëni bashkëpunime financiare, mos investoni, mos hidhni para. Lërini këto veprime për nga e mërkura e tutje. Pjesa tjetër e javës është favorizuese, mund të gjeni mbështetje ekonomike ose psikologjike, një frymëzim për ju.

Demi – Duhet t’i përvisheni punës, të jeni të përqendruar aty, të mos i bëni bisht punës pasi nëse nuk do jeni të disiplinuar mund t’i jepni të drejtë të tjerëve të flasin dhe diskutojnë rreth jush. Kemi thënë që gjithë kjo periudha është përgatitore për ju deri në datën 30 dhe këto gjëra do i shihni fundi muajit dhe . Mërkuri sot kalon në shenjën tuaj sot e nesër. Ka një lidhje jo harmonike me Plutonin ndaj mos kërkoni gjëra nga eprorët, mos ushtroni presioni te partneri ose bashkëpunëtorët dhe mos bëni biseda serioze. Këto mund t’i realizoni nga e enjtja e deri të shtunën. Kalimi i Mërkurit në shenjën tuaj fillon një periudhë ku përmes bisedave e kontakteve mund të realizoni çfarë dëshironi, por duhet të kontrolloni nervozizmin.