Astrologji

Jeni të paduruar. Jeni të pakënaqur FAJTOR është…. Horoskopi i detajuar për Sot”

Published

on

“Mund të filloni të ndiheni pak të paduruar ose të pakënaqur, veçanërisht në dashuri”

Elidona Syla
Dashi
Sot do të duhet të bëni pak më shumë durim, për shkak të Hënës disonante. Edhe nëse periudha është shumë e vlefshme, orët e ardhshme mund të përfshijnë disa momente shqetësimi, pak më shumë axhitim.

Demi – Horoskopi – Gazeta Shqip
Demi
Edhe ata që së fundmi i kanë dhënë fund një lidhjeje, tani e tutje do të mund të mbështeten në pozicionin e shkëlqyer që zënë planetët. Sidoqoftë, do t’ju duhet të punoni shumë për të rifituar qetësinë, në punë dhe në dashuri. Në planin profesional, risitë do të jenë të suksesshme.

Binjaket – Horoskopi – Gazeta Shqip
Binjakët
Duhet të filloni t’i lini vend ndjenjave në funksion të korrikut kur do të keni një qiell shumë interesant. Ata që sapo kanë bërë një njohje të re do të kenë diçka më shumë tashmë në muajin qershor. Keni shumë nevojë për një ndryshim peizazhi.

Gaforrja – Horoskopi – Gazeta Shqip
Gaforrja
Hëna do të jetë edhe sot përballë, por sigurisht që nuk do të jetë në gjendje t’ju prishë vendosmërinë dhe ambiciet tuaja të mëdha. Suksesi do të vijë. Vetëm përpiquni të mos bëni gabime të panevojshme për 24 orët e ardhshme, mos thoni diçka për të cilën do të pendoheni më vonë.

Luani – Horoskopi – Gazeta Shqip
Luani
Prej pak ditësh dashuria është bërë më konkrete dhe në korrik do të jetë edhe më shumë. Fundi i qershorit ofron ndjesi dhe emocione më të forta. Dikush mund të dashurohet me një punë, të rizbulojë një pasion.

Virgjeresha – Horoskopi – Gazeta Shqip
Virgjëresha
Hëna do të jetë në trekëndësh: lajme të mira! Po kaloni një periudhë risish dhe rinovimi të thellë. Shumë të lindur të Virgjëreshës do t’i kenë përfunduar tashmë marrëdhëniet e padobishme dhe tani po kërkojnë më shumë mendjelehtësi dhe pozitivitet.

Peshorja – Horoskopi – Gazeta Shqip
Peshorja
Hëna në disonancë mund të nxjerrë në dritë dyshime apo shqetësime të vjetra: jini të kujdesshëm! Pak butësi është mirë, por përpiquni të mos e ekzagjeroni dhe të mos luani shumë, në dashuri dhe në punë.

Akrepi – Horoskopi – Gazeta Shqip
Akrepi
Do të mbroheni edhe nga yje të rëndësishëm. Premton të jetë një e diel intriguese. Disa mund të preken nga ndonjë shqetësim i vogël fizik që është zvarritur që nga maji, por do të mund të gjejnë lehtësisht zgjidhje. Afërdita dhe Mërkuri në një aspekt të favorshëm rikthejnë ndjenjat.

Shigjetari – Horoskopi – Gazeta Shqip
Shigjetari
Ndiheni të çuditshëm për shkak të diçkaje ose dikujt, ndoshta keni marrë kritika. Mundohuni të mos reagoni instinktivisht, por të qëndroni racionalë dhe të mos thoni diçka për të cilën mund të pendoheni më vonë. Mundohuni të mos e teproni këto ditë, edhe nëse keni shumë projekte në mendje. Jini të matur në dashuri.

Bricjapi – Horoskopi – Gazeta Shqip
Bricjapi
Mund të filloni të ndiheni pak të paduruar ose të pakënaqur, veçanërisht në dashuri: faji i kundërshtimeve planetare. Një e diel për të jetuar të qetë. Puna të jep kënaqësi të madhe, por është shumë e lodhshme.

Ujori – Horoskopi – Gazeta Shqip
Ujori
Sot rritet dëshira për risi: megjithatë, përpiquni të mos veproni shumë shpejt dhe sipërfaqësisht. Tani Mërkuri është neutral, por në korrik do të bëhet i kundërt. Financave duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje. Do të duhet të rikuperoni një harmoni më të mirë me njerëzit përreth jush.

Peshqit – Horoskopi – Gazeta Shqip
Peshqit
Një e diel shumë intriguese premton të jetë, në sajë një Hënë të bukur. Shfrytëzojeni sa më mirë, lini pas ata që u përpoqën t’ju lëndojnë dhe shijoni këto ditë. Dashuritë e reja do të jenë të rëndësishme. Kjo është periudha e rimëkëmbjes së madhe.

Exit mobile version